Një interpretim nga Bjeshkët e Rugovës padiskutim që mund të konsiderohet si një kryevepër shpirtërore e shqiptarëve, por përse mos ta njohë e gjithë bota, magjinë e një eposi që shqiptarët e kanë interpretuar dhe që e trashëgojnë brez pas brezi?
Koha ka mbërritur dhe Këngët e kreshnikëve shqiptarë më në fund do të shkojnë në Unesco.
Ministria e Kulturës ka njoftuar se dosja për konkurim po bëhet gati. Që nga viti 2009 studiuesi Zymer Neziri, vinte sa here nga Kosova në Akademinë e Shkencave në Tiranë për të sjellë në vëmendje rëndësinë e këtij konkurimi.
Puna për përgatitjen e dosjes së Eposit të Kreshnikëve nisi në 2009, për t’u ndërprerë pa shkak, por vetëm këtë javë Ministria e Kulturës lajmëron se këtë vit kjo dosje do të shkojë në Unesco. Nuk dihet ende nëse është një bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, por ajo çka dihet është se Tirana zyrtare do ta nisë Eposin drejt Unescos.
Rugova eshte ne Kosove, dhe ju nuk e dini nese asht bashkpunim ndermjet Kosoves dhe Shqiperise ?!!
Po çka dini ju atehere ? A nuk ka ma mardhanje Shqiperia me Kosoven ?
Si e nis Tirana zyrtare eposin shqiptare te Rugoves ne UNESCO pa dijenine e Kosoves ?!
Eposi i Kreshnikeve do ishte futur ne UNESCOA qe ne 2017, dhe nuk u be sepse pritej futja e Kosoves ne UNESCO.
Shqiperia beri gabim qe priti dhe ne 2019 Serbia futi lahuten si pjese ” edhe te trashegimise serbe” kur kete do e bente me kohe Shqiperia.
Jo vetem Eposi, por specifikisht lahuta duhet te fitet vecmas ose bashke me Eposin.
Vallet Tropojes do shkojne ne UNESCO gjithashtu.
Duhet te filloje puna per te cuar ne UNESCO Fustanellen Shqiptare, kostumin Lab ose ate Shqiptar te ushtareve Shqiptare ne Egjipt dhe kostumin etnik te malesoreve te Malsise se Madhe .
Kultura etnike Shqiptare eshte me e pasura ne Ballkan.
Per kete qemane me dy sirmata qe i bie ai shpellari me callme turku ka dhe nje opsion nga iraku ku birazeret irakiane kerkojne apsolutitetin e qemones si vegel muzikore made in Iraq.
Tani UNESCO-os i mbetet te jap vendimin nese qemonia u takon leshqeneve turkoshqipfoles apo leshqeneve irakiane…..pra pune leshqenesh arabe.
Ma shpifi ajo foto me atë arabin me çallmë. Eposi i kreshnikëve është krijuar para pushtimit turk. Aty nga vitet 1 300. Ai me çallmë nuk ka asnjë punë me eposin. Nuk e përfaqëson atë. Ndofta ndonjë epos turk, por jo shqiptar.
Po vasil Tolen do ta regjistrojne ne UNESKO? Ai i bie mire qemanes se isos!