Rrezikoi jetën e tre personave dhe tmerroi kryeqytetin: Policia e Tiranës veç gjobë për aksidentin me 150 km/h në kryqëzim

18 Janar 2021, 15:12Kronika TEMA

Ky aksident i frikshëm ndodhi pak ditë më parë, fare pranë kryeministrisë, dhe në rrugën para Ambasadës italiane.

Makina BMW e drejtuar nga Stiverjan Dashi hyri në kryqëzim me semafor të kuq dhe me një shpejtësi prej 150 kilometra në orë.

Makina me targë 009 YV e llojit BMW me motor të madh dhe shumë të fuqishëm ishte në pronësi të një ndërmarrje fasonerie në Kamzës.

Për këtë aksident policia e tiranës nuk kishte asnjë njoftim edhe pse ai ishte shumë i rëndë dhe ndodhi në një zonë me shumë lëvizje këmbësorësh.

Ndërkohë mësohet se shoferi, një i ri i apasionuar pas makinave të shpejta ka marrë vetëm një dënim administrativ për ngjarjen e cila mund të kishte shkaktuar edhe viktima por fatmirësisht dy kalimtarë që po kalonin rrugën në vijat e bardha ishin vetëm një metër larg rrezes së lëvizjes së makinave të përfshira në aksident.

Nga ana tjetër, le të kujtojmë se ky drejtues automjeti kishte marrë një sërë gjobash të cilat nuk ishin marrë seriozisht nga Policia e Tiranës duke e lejuar të vijonte qarkullimin rrugor normalisht.

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtoi edhe drejtuesi i automjetit Skoda i cili po kalonte në kryqëzim me shpejtësinë e duhur dhe konform rregullave të qarkullimit.

18 komente në “Rrezikoi jetën e tre personave dhe tmerroi kryeqytetin: Policia e Tiranës veç gjobë për aksidentin me 150 km/h në kryqëzim”

  1. Shpellari king says:

    Ja pra qe krisma nuk ka patur
    Edhe nese ka patur,ato kane qene diku larg.
    Kohe lufte …

    1. Me sa duket vazhduan says:

      Haha me sa duket vazhuane qokat politike ???sa u largu Sander Lleshi hajdute e politikes vazhduan vallen e tyre prandaj ilir hajduti dhe te tjeret Ben qe eshte e munshme per ta larguar

    2. Endri says:

      Burg për dobiçin, kopilin e Eftimisë…..!

  2. Partizani Velo says:

    Nqs ktii nuk i eshte hequr patenta, minimumi 1 vit, atehere duhet tja u shk…sh nenat ktyre te rrugores…Burgu per kte do ishte me mire por nuk i di taman ligjet per aksidente te tilla

  3. Sale Birisha says:

    Ky bir k*rve heret a vone do e vras dike. Ne mos ka vrar me pare. Vend VK

  4. Revizori says:

    Pra ky vertet qenka i paprekshëm. Babi biznesmen kontrolloka policine, prokurorinë, dhe gjykatën.
    Turpi i zotit.
    Policia we nuk duam. Por me fakt, nuk eshte policia.
    Eshte prokurori qe ka mbyllur çeshtjen.

  5. Revizori says:

    Pra ky vertet qenka i paprekshëm. Babi biznesmen kontrolloka policine, prokurorinë, dhe gjykatën.
    Turpi i zotit.
    Policia we nuk duam. Por me fakt, nuk eshte policia.
    Eshte prokurori qe ka mbyllur çeshtjen.

  6. E verteta says:

    Shtet i degenerum. Kurre nuk ka per te ece para.

    1. E verteta says:

      Ti zoteri apo zonje, nderro pseudonimin pasi nuk eshte i yti. Une e kam krijuar i pari dhe e kam perdorur ne komente, dhe ti e dikush tjeter e keni vjedhur. Te bej thirrje ta nderrosh.

  7. Lumi says:

    Po nuk diskutohet se garusit e makinave nuk jane shofert e papergjegjshem por policia e paafte dhe e korroptuar. Shum shpejt ky vrases ka per te shtypur njerz te pafajshem. Cofte e shkruar dhe shtypte ata ce e kane lene me nje gjobe administrative.

  8. likja says:

    Ishalla heren tjeter merr para makinen e policise!!!

  9. Goni says:

    Akuza mininale: vrasje ne tentative me shume se nje here. Motivi: do t’i bjeri sumes ne burg.

  10. Xhaxhi says:

    Ka nje te aferm te afert ne poste te larta ne Polici.
    Germoni dhe do ta gjeni me siguri!

    Makina mund te jete e regjistruar ne emer te nje tjetri, por ky birboja mallist ka mbi nje vit qe e perdor perdite.

  11. Petro says:

    Nuk funksionon shteti ligjor. Do duhet te nderhyje Rama, nese i bje ne sy lajmi dhe nese nuk e ka mik ate.
    Por nese do kishte shtet ligjor, Rames i mbetej te nderhynte vetem per te shkarkuar drejtorin e policise rrugore.

  12. veri says:

    Kjo eshte e turpshme, ky idjot duhet ndaluar dhe duhet ti hiqet patenta ne masen maksimale qe permban ligji.

  13. E verteta says:

    Vetem thashe e theme ,si gjithnje normale ne Shqiperi.
    Ne Tirane e ne rruget e saj nuk eshte kurre e mundeshme qe makinat te arrijne 150 km ne ore.
    Dhe diçka tjeter qe djali i Eftimis nuk ka bole per drejtimin e makines 150 km/ore

  14. Nik says:

    Vari trapin, republik bananesh!

  15. E verteta says:

    Policia duhet te veproje kunder ketyre tipave qe ne mesin e dites rrezikojne seriozisht jeten e qytetareve. Ketyre i duket vetja se kane pushtuar qytetin. Pse lejohen?O kane krahet e ngrohta nga policia ose policia eshte e pafuqishme per t`u perballur me keta bandite. Ketyre i duhet vajtur kemba kembes. Ku i gjeten parate per makinat luksoze?Si nuk çajne koken keta per shkelje ligji dhe bejne edhe shfaqje force ku rrezikojne edhe jete njerezish?Policia duhet te jete e gjalle, t`i mbroje njerezit, t`ia beje jeten sa me te veshtire ketyre qe te mos dalin nga skutat ku rrijne. O te sillen siç duhet o te gjejne vrime ku te futen. Dhembe per dhembe me keta, jo keshtu duke mbyllur syte apo shkelur syrin. Publikojeni komentin tim se njerin nuk ma nxorret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje