FOTOT: Avionë luftarakë, helikopterë e tanke në aksion, Irani tregon forcën para inaugurimit të Biden

19 Janar 2021, 19:41Bota TEMA
FOTOT: Avionë luftarakë, helikopterë e tanke në aksion,

Ushtria e Iranit ka nisur një stërvitje të madhe të forcave tokësore përgjatë bregdetit të Gjirit të Omanit, mes përshkallëzimit të tensioneve me SHBA për programin bërthamor.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se njësit komando, por edhe forcat ajrore po marrin pjesë në këtë stërvitje. Stërvitja është duke u mbikëqyrur nga shefi i Ushtrisë Kombëtare të Iranit Sayeed Abdelrahim Mousavi.

Kjo ngjarje vjen vetëm 4 ditë pas testimit të raketave balistike dhe vetëm një ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur në SHBA, Joe Biden.

Ndërsa administrata e Trump hyn në ditën e saj të fundit, tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta. Në anën tjetër, Joe Biden ka dhënë sinjale se do të jetë më i butë, duke premtuar se do t’i rikthehet paktin par marrëveshjen bërthamore.

7 komente në “FOTOT: Avionë luftarakë, helikopterë e tanke në aksion, Irani tregon forcën para inaugurimit të Biden”

  1. tartarini says:

    Ku i kishte per 4 vjet me pare keto keta trima..??..??!!
    Apo dine se ku flasin..??!!!

    1. v8 says:

      Per 4 vjet kishte ceco bicak
      Tani rikthehet koha Obames, ku i motoskafet e Iranit i benin zbor aeroplanmbajtseve amerikane

    2. Pinxho kapellja says:

      Kishin frik nga Trampi! Pse je kaq loqe?!

  2. v8 says:

    Tani presim Kinen, te rifilloje ishujt ne detin e kines se jugut

  3. Ali Pasha says:

    Jane te rrezikshem keta trimat…keta kur te nxehen rrezojne avionet e vet, biles ato me pasagjer qe mbartin femije e gra hahaha

  4. ShkoDrani says:

    Traplleqe te nje website qe shitet per dy qindarka.

  5. anticensurë25642654 says:

    janë manovra normale!
    në radhë të parë për përdorim të brëndëshëm!!
    duket në të gjitha fotot se nuk ka asgjë të veçantë nga stërvitejt e viteve ’80 deri mesin e ’90ës!!
    pra gjithçka konvencionale!!
    asgjë e re,bile dhe raketat balisitke ishin katjusha(në foto)!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje