Kina: Armët e SHBA-së dëmtojnë paqen globale dhe stabilitetin

19 Janar 2021, 15:39Bota TEMA

Kina kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për vendimin e saj të vlerësimit, ato që Washingtoni i quajti “rreziqe të sigurisë” që paraqiten nga dronët kinezë, transmeton Anadolu Agency.

“Politika e mbrojtjes kombëtare të Kinës është mbrojtëse, duke synuar ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe parandalimin e luftës. Kjo nuk synon asnjë vend dhe është i padiskutueshëm”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, në një konferencë shtypi në Pekin, siç citohet nga e përditshmja kineze “Global Times”.

Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së në largim, Donald Trump, të hënën nënshkroi një urdhër ekzekutiv që drejton agjencitë amerikane për të vlerësuar “rrezik sigurie” nga dronët e prodhuar nga kinezët në flotat e qeverisë amerikane, duke i dhënë përparësi heqjes së tyre.

“Kina kundërshton me vendosmëri përgjithësimin e konceptit të sigurisë kombëtare nga SHBA, si dhe lëvizjen e saj për të diskredituar dhe shtypur kompani specifike kineze”, tha Hua, duke e quajtur lëvizjen e SHBA-së një “praktikë e politizimit të shkencës dhe teknologjisë”.

“Kjo do të dëmtojë vetëm interesat, imazhin dhe besueshmërinë e vetë SHBA-së”, shtoi zëdhënësja.

Duke kritikuar Washingtonin për lëvizjet “e padrejta dhe të njëanshme”, Hua tha:” Duke sulmuar lançimin e raketave të Kinës, SHBA po bën justifikime për zgjerimin e vet ushtarak”.

“SHBA është super fuqia e vetme që zhvillon armë pa përmbajtje dhe dëmton paqen dhe stabilitetin global dhe rajonal”, shtoi ajo.

Në kohën e Trump, SHBA përcaktoi Kinën si “kërcënim i sigurisë” duke sanksionuar dhe duke futur në listën e zezë disa kompani kineze.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtoi prodhuesin më të madh të dronëve në botë, SZ DJI Technology Co të Kinës, në listën e zezë ekonomike të Washingtonit së bashku me dhjetëra kompani të tjera kineze.

Gjithashtu, në janar 2020, Departamenti i Brendshëm i SHBA-së braktisi të paktën 800 dronë të prodhuar nga kinezët, megjithatë, ai tha se do të lejonte përdorimin e tyre për situata emergjente.

1 komente në “Kina: Armët e SHBA-së dëmtojnë paqen globale dhe stabilitetin”

  1. lypesi21 says:

    Kinezet e dine fuqine e Americes dhe kerkojne qe ta carmatosin ushtarakisht , politikisht dhe ekonomikisht ?????, por America ka pare sh si puna e Kines dhe mendoj se s’do t’jua vari levizjeve te saj per te anash kaluar USA.??
    Po Kina perse tregon paradat ushtarake..???!!! Apo i mburret popullit vet me lodrat cakmaket kinez….??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje