Joe Biden është zyrtarisht presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi bëri betimin mbi Bibël.
“Sot festojmë triumfin jo të një kandidati, por të një kauze, të demokracisë.
Kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment miqtë e mi, demokracia ia ka dalë.
Në këtë tokë të betuar, kur vetëm pak ditë më parë dhuna u mundua të shkundë themelet e Kapitolit, ne erdhëm të gjithë së bashku për të kaluar në mënyrë të paqtë pushtetin. Siç e kemi bërë gjithmonë ne amerikanët.
Falënderoj paraardhësit e mi, presidentët që janë këtu sot. I falënderoj vërtet shumë nga zemra. E di që Kushtetuta jonë është e fuqishme dhe shteti unë është i fuqishëm.
Kemi shumë për të rregulluar, shumë për të fituar. Pak njerëz në historinë e kombit tonë kanë pasur një kohë më sfiduese sesa kjo në të cilën gjendemi sot.
Ky virus që ka marrë më shumë jetë në një vit sesa Amerika ka humbur në Luftën II Botërore”, tha presidenti.
“Në një janar tjetër të vitit 1863, presidenti Abraham Lincoln nënshkroi aktin e emancipimit. Ai tha se kishte dhënë shpirtin e tij te ky vendim.
Sot, në këtë janar, edhe unë jap shpirtin tim për të bashkuar kombin tonë. Dhe i kërkon çdo amerikani të më bashkohet në këtë kauzë.
Të bashkohemi për t’u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësimi i arsimit për fëmijët tanë, të kalojmë dasitë racore dhe të mposhtim këtë virus”.
Ju betohem se do të jem president për të gjithë amerikanët”.
dhe në vazhdim:
Për të gjithë ata që mbështetën fushatën tonë, unë jam i përulur nga besimi që vendosët te ne. Për të gjithë ata që nuk na mbështetën, më lejoni ta them këtë. Më dëgjoni ndërsa shkojmë përpara. Merrni një masë nga unë dhe zemra ime. Nëse akoma nuk jeni dakord, ashtu qoftë. Kjo është demokracia. Kjo është Amerika. E drejta për të kundërshtuar paqësisht brenda mbrojtjes së republikës sonë është mbase forca më e madhe e këtij kombi. Megjithatë më dëgjoni qartë. Mosmarrëveshja nuk duhet të çojë në përçarje. Dhe këtë jua premtoj. Unë do të jem një president për të gjithë amerikanët. Të gjithë amerikanët. Dhe ju premtoj, unë do të luftoj aq fort për ata që nuk më mbështetën mua, ashtu si për ata që më mbështetën…