Lëkundje tërmeti në Shqipëri në orët e para të mëngjesit

20 Janar 2021, 09:27Sociale TEMA

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është ndjerë në të gdhirë të ditës së sotme në vendin.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka ndodhur në orën 3;39 të mëngjesit dhe ishte 18 km në jugperëndim të Përrenjasit dhe 23 km në veriperëndim të Pogradecit dhe 11 km në thellësi.

Lëkundjet e tërmeti janë ndjerë në disa zona, në kryeqytet dhe veçanërisht në zonën e Librazhdit.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje