Ministria e Jashtme: Drejt Serbisë mund të udhëtohet me kartë identiteti biometrike

21 Janar 2021, 12:46Sociale TEMA

Ministria e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike. Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës) ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.

4 komente në “Ministria e Jashtme: Drejt Serbisë mund të udhëtohet me kartë identiteti biometrike”

  1. Pipistreli says:

    Ky eshte nje lajm i mire,c te keqe ka qe popujt te njihen sa me mire njeri me tjetrin,ne fund te fundit jemi fqinj dhe do te jemi per shume kohe,

  2. Ray says:

    Shyqyr more .Ky eshte sihariq i madh
    Mezi po presim te shkojme atje ….looooooooooooooooooooooooooooooool

  3. Ceni says:

    Levizja e lire eshte goxha arritje. I ben gjerat me te thjeshta dhe njerzit te ndihen mire.

  4. Frani says:

    por edhe nje sqarim, tani me karte, a mund te hyjne shqiptaret ne Serbi nga Kosova ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje