Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për ndarjen nga jeta të ushtarakut shqiptar në Afganistan. Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë dhe i shpreh ngushëllimet familjes së së majorit Xhevahir Jazaj.
“Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër ne mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul.
Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jone në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë” shkruan ai.
Ata ushtaret mercenare jane cope mishi me dy sy ose mish per top,krenari per sojin idiot jane ata ,ai stan ate bylmet ka , shqiptari ne afganistan ? pike e zeze.pushtues agresor jane asgje me pak.