Pse avionët nuk mbajnë parashuta për pasagjerët?

21 Janar 2021, 10:49Lifestyle TEMA

Shumica e avionëve fluturojnë në një lartësi në të cilën nëse do të hidheshe me parashutë do të gjeje vdekjen e menjëhershme. Presioni i ajrit në lartësinë në të cilën fluturojnë avionët është aq shumë i ulët sa nëse do të mbajë frymën, mushkëritë do të të shpërthenin menjëherë. Edhe nëse do të merrje frymë shpejt, sërish nuk ka oksigjen mjaftueshëm që të të mbajë të vetëdijshëm që të mos humbje ndjenjat.

Pra nëse do hidheshe me parashutë nga avioni, do të humbisje ndjenjat dhe më pas nuk do të arrije dot as që të kryejë procesin që kërkohet për hapjen e parashutës në një moment të caktuar. Për të mos folur pastaj për temperaturat që në lartësitë që fluturojnë avionët arrijnë në 30 gradë nën zero, çka do të bënte që të ngrije menjëherë nga i ftohti.

E për të mos folur pastaj as për faktin se parashutat peshojnë shumë e do të rrisnin ndjeshëm peshën në avion, se pasagjerët nuk janë të trajnuar të gjithë për përdorimin e parashutës dhe mbi të gjitha, sepse statistikisht shumica e aksidenteve të avionëve ndodh gjatë ngritjes ose gjatë zbritjes së avionit duke e bërë të padobishme pasjen e parashutave.

1 komente në “Pse avionët nuk mbajnë parashuta për pasagjerët?”

  1. Lymi Tutit says:

    Lajm Idiot !! Ate qe e publikon,çojeni dhe kontrollojeni tek doktori !! Web’in mos e mbushni me te tilla info.Lymi Tutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje