Cola dietike në Zyrën Ovale, Biden heq butonin me të cilin porosiste Trump

22 Janar 2021, 22:00Lifestyle TEMA

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mendohet se ka hequr nga tavolina e Zyrës Ovale një buton, me të cilin Donald Trump porosiste Cola dietike. Në fotot e reja të Biden në këtë zyrë, ky buton nuk u pa.

Ish-presidenti i pëlqente shumë pijet e gazuara dhe thuhet se konsumonte 12 Cola dietike në ditë.

Trump e zbuloi për herë të parë funksionin e butonit në një intervistë të vitit 2017 me Associated Press, kur e shtypi atë dhe pas disa sekondash, në zyrë hyri shërbyesi me një gotë Cola.

Ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Chris Sims, zbuloi në librin e tij të vitit 2019 se Trump e përdorte shpesh atë buton për të bërë shaka me vizitorët:

“Ai u thonte se ai buton komandonte pajisje bërthamore dhe e shtypte. Njerëzit hapnin sytë dhe shikonin njëri-tjetrin. Kur hynte shërbëtori me Cola, Trump ia plaste të qeshurit”.

6 komente në “Cola dietike në Zyrën Ovale, Biden heq butonin me të cilin porosiste Trump”

  1. Shenjestra says:

    Opo paska qene trap fare ky Trampi!

    1. ? says:

      Po perse o shenjestra, se porosiste Colat me buton nga zyra? Prit edhe pak se do te zbulojne qe ishte trap edhe se shurronte 3 – 4 here ne dite me shume se Obama…

  2. Beni says:

    DHE KARLLEQET E TEMES NUK KANE TE SOSUR.BUTON NE ZYRE KA DHE TAULANT BALLA ME KOKEN SI PAGURE JU CUDITENI PSE KISHTE TRUMPI.

  3. Tur durrsaku says:

    BINJAKU SALIUT…SKIZOFREN..

  4. LWS28 says:

    Puna e parë që ka bërë Biden. Ky po është lajm bombastik….??

    1. Susekse te matejshme.... says:

      Filloi ndryshimi dhe pak a shume me ndryshime te tilla te medha do vazhdoje…..Presidente te tille jane ma te preferuarit ,kujtoni pak ulokun tone Nishani ,edhe ai ai shume i susekshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje