Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen

22 Janar 2021, 21:50Lifestyle TEMA

Një multimilioner nga Las Vegas, do iu dhurojë çmimin marramendës prej 1 milionë dollarësh nëse ju i përgjigjeni saktë vetëm një pyetjeje.

75-vjeçari Robert Bigelow njoftoi se ka hapur një konkurs ese për shkencëtarët që kanë një përvojë në fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Eseja duhet të ketë 25000 fjalë dhe duhet të argumentojë nëse ekzistenca e një shpirti vazhdon pasi trupi i njeriut vdes.

Një panel akademikësh dhe shkencëtarësh mjekësorë që do të gjykojnë tezat dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor 2021.

Sipërmarrja e tij e fundit është frymëzuar nga vdekja e gruas së tij prej 55 vjetësh, Diane Mona Bigelow, në shkurt të vitit 2020.

Megjithatë, miliarderi rrëfen se ka qenë i magjepsur me përvojat paranormale dhe jashtëtokësorët që nga fëmijëria, për shkak të disa historive personale.

8 komente në “Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen”

  1. Mamica says:

    Patjeter qe ekzistenca e nje shpirti ekziston ,kete e verteton me se miri prania e ketij miliarderi qe trupin ka te gjalle ndersa ekzistenca e shpirtit i ka vdekur!

  2. Shenjestra says:

    Edhe kur njeriu vdes,shperti ekziston.Ekziston se keshtu e ka bere i madhi zot.

  3. Ray says:

    Zigmund Frojd thote qe nuk e ekziston shpirti pas dekjes,
    sepse , sipas tij, shpirti eshte nje prodhim i proceseve kimike ne sistemin tone nervor ,
    Dhe kur njeriu vdes , proceset kimike ndalen, dhe keshtu qe nuk prodhohet me bote e brendeshme shpirterore,
    keshtu qe edhe shpirti vdes

  4. Urani says:

    Paska shkuar per lesh ky miljoneri ose miljarderi ………njerezit sot ndahen ne dy kategori , 1 – ne ata qe kane mend por skane para , 2- dhe ne ata qe kane shume para por skane tru ne koke ……..besoj se kuptohet se ku futet ky tru shkuluri ……..
    Ka laithitur per veten e tij dhe do te mar ne qafe dhe akademaiket dhe shkencetaret me idjotlleqet e tij ………

  5. Ela says:

    KESAJ PYETJE 1 MILION DOLLARESH, NUK MUND TI PERGJIGJET ASNJE SHKENCETAR. SHKENCETARE JANE DORZUAR PERPARA SHUME ENIGMAVE. ATA SHUME VONE KANE MESUAR SHUME TE DHENA NGA PROFETI I FUNDIT MUHAMED. KETE E DIN VETEM ZOTI I MADHERISHEM, QE KA KRIJUA GJITHESHKA , NE MENYRE SHUME PRECIZE. NE DIME NGA HISTORIA E TE GJITHE PROFETEVE, QE ZOTI KA NXJERR , QE VETEM TRUPI VDES , NDERSA SHPIRTI ESHTE DRITE. AI JETON I PERHERSHEM, NE NJE DIMENSION TJETER.

  6. poûlli says:

    Po shpirti jeton ne atmosfer .

  7. Traktoristi says:

    Mendoj se askush se ai vete mund ti pergjigjet pyetjes, te pakten keshtu me duket mue duke analizue kete foto. I rekomandoj nje vizite te psikiatri,qare e ka sado pak te shpetoje ,nga ajo qe ka mbetur.

  8. betixho says:

    Po ne dimë se ç’do gjë në Univers është materiale.Në Kozmos nuk ka asnjë gjë që s’eshtë materiale,pra,nuk flitet se ka dhe shpirtra që enden në të.Atëhere,për ata që mbrojnë teorinë e egzistencës së shpirtrave,a janë shpirtrat si uji,ajri,drita etjerë, disa nga të cilat nuk shifen me sy, por është vërtetuar se janë materiale si p.sh.ajri apo fotonet?.Por shkenca kuantike që studiohet dhe eksperimentohet në Tunelin e Zvicrës nuk e kanë konstatuar këtë grimcë shpirti.Nëse nuk është materiale atëhere duhet të bjerë fizika si edhe bashkë me të edhe filozofia mbi materien.Nëse është kështu,atëhere trupat e gjithë qënieve të gjalla u pregatitkan në këtë Botë,posaçrisht për tu strehuar shpirtrat që enden në hapësirë.Po kush është nevoja, që shpirtrat nga të lira në Kozmos të burgosen në keto krijesa materiale?Apo realizojnë një shetitje turistike sikurse ne që strehoemi në shtëpi apo në një hotel gjatë eskursioneve turistike?.Pra këjo nuk shkon,nuk ka llogjikë arsyetimi.
    Vetëm një arsyetim e spjegon gjëndjen paranormale që na japin të sëmurët në koma:Vetëm prodhimi i ëndrrave në përputhje me gjëndjen fizike tonën në ato kushte pavetedije.Eshtë truri,i ndodhur në kushte ekstreme që merr sinjalet nga nervat e trupit të sëmurë dhe i transformon ato në ëndrra që i përafrohen realitetit, por nuk janë të njëjta dhe realisht, ato që ndodhin në trupin e njeriut në ato momente.Këjo mund të provohet realisht me përparimin e shkencës dhe teknollogjisë,atëhere kur të bëhet e mundur filmimi i endrave të njeriut dhe duke u ballafaquar me regjistrimin real të gjendjes fizike të trupit të së njëjtës periudhe kohe respektive.Vetëm ajo do ta ndajë përfundimisht dyshimin dhe vetëm atëhere do marrë fund egzistenca ose mosegzistenca e asaj fuqie madhore që ne e quajmë ZOT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje