FOTOT: Aktorja e njohur rrihet nga i shoqi gjatë karantinës, pasi i kërkoi divorcin

22 Janar 2021, 11:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Aktorja e njohur rrihet nga i shoqi gjatë karantinës, pasi i

Aktorja e famshme, Christina Ricci, ka denoncuar në gjykatë bashkëshortin e saj, James Heerdegen për dhunë.

40-vjeçarja paraqiti fotografi ku tregonte shenjat në duar, dhe përfitoi një urdhër mbrojtjeje. Ylli i “The Addams Family” rrëfeu se bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në vitin 2013, filloi ta dhunonte pasi në dhjetor 2019 i kërkoi të divorcoheshin.

Ajo u shpreh se pandemia ngadalësoi procesin e divorcit dhe Heerdegen filloi ta dhunonte sërish gjatë kësaj periudhe.

Aktorja shtoi se Heerdegen e ka sulmuar në shumë raste, duke i shkaktuar frikë për sigurinë e saj dhe të djalit të tyre gjashtë vjeçar, Freddie.

Ricci paraqiti në gjykatë fotografi të mavijosjeve dhe dëmtimeve që sipas saj janë rezultat i sulmeve të Heerdegen, i cili është urdhëruar të qëndrojë të paktën 90 metra larg aktores dhe djalit të tyre, si edhe të mos mbajë asnjë kontakt me ta.

Gjithashtu aktorja rrëfeu se Heerdegen e kishte kërcënuar se do ta vriste, duke i thënë: “I vetmi rast kur do më vinte keq për ty është nëse do coptoheshe në copa të vogla”.

Ricci i ka kërkuar gjykatës të bllokojë përpjekjet e mundshme të Heerdegen për ta ‘poshtëruar dhe turpëruar’ atë me audio dhe video që ai I ka bërë gjatë marrëdhënies së tyre.

Ricci dhe Heerdegen u njohën në vitin 2011 dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2013.

3 komente në “FOTOT: Aktorja e njohur rrihet nga i shoqi gjatë karantinës, pasi i kërkoi divorcin”

  1. Ka edhe Kafsh te tilla kjo Bote ,mjerishte !
    Tipi duket qarte ne tipare ,surrate qe eshte nji psikopate i rrezikshem madje .
    Femrat mashtrohen /Verbohen shpesh nga fjalet e bukura ,pasuria ,
    duke len menjane kryesoren Karakterin e Surratit .
    Buzeqeshja nuk mundet te fshehi gjithcka .
    Shyqyr Zotit qe sot mjetet e komunikimit me boten jashte ,me Organet Kompetente
    jane te lira dhe njeriu gjen momentin e duhur e i ve ne funxion ato ,per te shpetuar jeten.
    Bote e cmendur .
    Pandemi e djallit .

  2. 2 ne 1 says:

    keshtu eshte kur beson charmin e jashtem – psikopatia eshte brenda

  3. 2 ne 1 says:

    keshtu eshte kur beson charmin e jashtem – psikopatia eshte brenda
    “u bere ti te me lesh mua cope objekti!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje