FOTOT: Shuhet aktorja e famshme franceze

22 Janar 2021, 09:36Lifestyle TEMA
FOTOT: Shuhet aktorja e famshme franceze

Aktorja franceze Nathalie Delon është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bëri me dije për AFP djali i saj, Anthony, i cili u shpreh se aktorja vdiq të enjten në mëngjes pasi ishte prekur nga kanceri.

Nëna ime vdiq këtë mëngjes në 11 të mëngjesit në Paris, e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj. Ajo vdiq nga një kancer shumë i shpejtë,” tha ai.

Delon, me origjinë spanjolle, lindi në 1 Gusht 1941, në Oudja të Marokut, përpara se të transferohej në Paris në 1962 pasi ndarjes nga bashkëshorti i parë, Guy Barthélémy, me të cilin kishte një vajzë.

Aktorja u martua më pas me Alain Delon në verën e vitit 1964 para se të divorcohej katër vjet më vonë. Ajo ishte e njohur më së shumti për publikun e gjerë për rolin e saj në “The Samurai” në 1967.

Ajo ka interpretuar në më shumë se 30 filma gjatë viteve 1970, duke përfshirë “Ushtria e hijeve”, “Një grua besnike”, ose “Le temps des vacances”.

Më pas, Delon do të kalonte menjëherë pas kamerave duke realizuar filmin “They Call It an Accident” (1982) dhe “Sweet Lies” (1986), me Treat Williams.

1 komente në “FOTOT: Shuhet aktorja e famshme franceze”

  1. ngushellime says:

    eh,
    gjynah ,
    por ja ,e tille eshte jeta per te gjithe ,
    Njeriu lind dhe vdese
    ky eshte cilki jetes .
    Sidoqofte ngushellime artistes simpatike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje