Një grua, e cila dyshohet se është spiune kinezë është gjetur e fshehur në garderobën e Marinës britanike, vend ku kishte qëndruar për me shumë se 2 javë me të dashurin e saj.
Ky i fundit mbante detyrën e teknikut të avionëve.
Sipas DailyMail, gruaja është kapur duke u fshehur gjysmë e zhveshur midis rrobave të të dashurit të saj në RNAS Yeovilton në Somerset.
Tekniku, i cili është pjesë e njësisë Komando, thuhet se u ka thënë eprorëve të tij se gruaja është e dashura e tij duke mohuar dyshimet se ajo është spiune kineze.
Mirëpo kolegët e tij besojnë se ai mund të jetë viktimë e një komploti, duke e cilësuar si “kurth mjalti” apo “seksi” sic kane niosur ta quajne.
Një ‘kurth mjalti’, në botën e spiunazhit, është momenti kur agjentët sekretë joshin objektivat e tyre në mënyrë që të marrin informacione sekrete.
Gruaja, e cila ka lindur në Azi, pretendon se është qytetare holandeze, por informacioni mbetet për t’u verifikuar.