Marinsi bie në “kurthin e seksit?!” Spiunia kineze kapet e zhveshur në bazën ajrore, dyshimet se u infiltrua për të marrë informacione

22 Janar 2021, 10:49Bota TEMA

Një grua, e cila dyshohet se është spiune kinezë është gjetur e fshehur në garderobën e Marinës britanike, vend ku kishte qëndruar për me shumë se 2 javë me të dashurin e saj.

Ky i fundit mbante detyrën e teknikut të avionëve.

Sipas DailyMail, gruaja është kapur duke u fshehur gjysmë e zhveshur midis rrobave të të dashurit të saj në RNAS Yeovilton në Somerset.

Tekniku, i cili është pjesë e njësisë Komando, thuhet se u ka thënë eprorëve të tij se gruaja është e dashura e tij duke mohuar dyshimet se ajo është spiune kineze.

Mirëpo kolegët e tij besojnë se ai mund të jetë viktimë e një komploti, duke e cilësuar si “kurth mjalti” apo “seksi” sic kane niosur ta quajne.

Një ‘kurth mjalti’, në botën e spiunazhit, është momenti kur agjentët sekretë joshin objektivat e tyre në mënyrë që të marrin informacione sekrete.

Gruaja, e cila ka lindur në Azi,  pretendon se është qytetare holandeze, por informacioni mbetet për t’u verifikuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje