Mutacioni i ri i COVID në Britaninë e Madhe, Johnson: Është më vdekjeprurës dhe më i transmetueshëm

22 Janar 2021, 19:08Sociale TEMA

Varianti i ri i koronavirusit, që u shfaq në Britaninë e Madhe është më vdekjeprurës. Kështu deklaroi sot në një konferencë për mediat, kryeministri britanik Boris Johnson.

Sipas BBC, mutacioni i ri i COVID-19 është 30% më vdekjeprurës se sa varianti i vjetër.

Teksa për moshat rreth 60 vjeç, në 1 mijë të infektuar, numri i të vdekurve është rreth 10 persona, me variantin e ri, është afërsisht 13 ose 14 njerëz.

Jonson deklaroi se të infektuar me mutacionin e ri janë të grupmoshave të ndryshme. Ai thekson se ekziston pasiguri rreth numrave, por duket se ka një rritje të vdekshmërisë, si dhe të transmetueshmërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje