FOTOT: Sekreti sovjetik, qyteti bërthamor i fshirë nga hartat

23 Janar 2021, 16:03Bota TEMA
FOTOT: Sekreti sovjetik, qyteti bërthamor i fshirë nga hartat

Nga Malgosia Krakowska

Disa e quajnë qytet fantazmë, sepse për dekada nuk u shfaq në asnjë hartë – një vend klandestin që në kulmin e Luftës së Ftohtë ka të ngjarë të fshihte një arsenal vdekjeprurës të armëve bërthamore,  të afta të zhduknin  qytetet kryesore perëndimore .

Të tjerët i referohen si Çernobili polak, sepse manteli i fshehtësisë i hedhur nëpër misteret e tij radioaktive bëri krahasime të shqetësuara me zonën e përjashtimit , që rrethon stacionin bërthamor  ukrainas të goditur nga katastrofa.

Por sot, Borne Sulinowo, në rajonin e Pomeranisë  Perëndimore të Polonisë Veriore, po shfaqet si një destinacion emocionues udhëtimi për aventurierët  që kërkojnë të eksplorojnë një zonë të bukur natyrore dhe një zonë sovjetike relativisht të panjohur,  me një të kaluar shumë të errët.

Arritja e këtij qyteti nga Szczecin-i, kryeqyteti i rajonit, përfshin një udhëtim të gjatë nëpër ultësirën kryesisht rurale të Polonisë, një terren që gjithashtu mbart trashëgiminë e Luftës së Ftohtë. Më  shumë se askund në qytetin Drawsko Pomorskie, vendndodhja e terrenit më të madh ushtarak për trupat e NATO-s në Europë.

Vitin e kaluar, dhjetëra mijëra personel ushtarak u derdhën në zonë, duke përdorur mbulesën e ofruar nga peizazhi i liqeneve dhe pyjeve të dendura për Defender-Europe 20, që thuhet të jetë stërvitja më e madhe ushtarake në kontinent për çerek shekulli.

Drejtohuni një orë më larg në lindje nga Drawsko, ku pylli bëhet më i thellë dhe më i qetë  dhe do të arrini në zonën e dikurshme të ndaluar të Borne Sulinowo-s.

Para shembjes së Bashkimit Sovjetik më 1991, ky vend ishte i arritshëm vetëm për ata me një kalim të veçantë, ose “пропуск” në rusisht. Të gjithë të tjerët qëndruan larg dhe u shtirën sikur nuk dinin asgjë. Ishte e mbyllur, e fshehur dhe e shmangur më së miri.

Gati 12 mijë trupa sovjetike ishin vendosur në kompleksin ushtarak Borne Sulinowo në kulmin e Luftës së Ftohtë. Ata ishin pjesë e Grupit Verior të Forcave të pranishme në Poloni si pjesë e marrëveshjes së Traktatit të Varshavës midis Bashkimit Sovjetik dhe republikave socialiste të Bllokut Lindor.

“Pas vitit 1945, kur Sovjetikët morën vendin, kompleksi ishte bërë pjesë e planeve ushtarake të Traktatit të Varshavës, të cilat përfshinin stërvitje masive që përgatitën forcat tokësore dhe ajrore për një pushtim të Perëndimit.

Njerëzit që jetonin afër Borne Sulinowo-s ishin, me sa duket, shumë të frikësuar për ta përmendur atë. Edhe para mbërritjes së Sovjetikëve, qyteti kishte qenë kryesisht jashtë kufijve.

Para Luftës së Dytë Botërore, kur rajoni ishte pjesë e Gjermanisë, qyteti ishte i njohur si Gross Born, dhe funksionoi si një bazë ushtarake dhe terren stërvitje.

Adolf Hitler u fotografua duke e vizituar në 1938. Në vitin 1939, tanket  të  stacionuar këtu,  nën komandën e gjeneralit Heinz Guderian, filluan pushtimin e Polonisë që do të shkaktonte konflikt global. Më vonë u përdor për të strehuar të burgosurit e luftës.

Gardhet e sigurisë dhe telat me gjemba janë zhdukur prej kohësh, duke lënë terrenet e braktisura plotësisht të hapura për vizitorët kureshtarë. Vizitorët enden mes pemëve dhe shkurreve që kanë dalë rreth skeletit të ndërtesave të mbetura.

Bartoszek thotë se zona është veçanërisht e popullarizuar nga turistët gjatë sezonit të verës. Ai pëlqen t’u tregojë atyre historinë e një tuneli misterioz që shkon poshtë spitalit, duke lidhur një dhomë të përdorur për copëtimin e trupave njerëzore nga hekurudhën. Studiuesit janë ende të pasigurt për çfarë është përdorur.

“Njerëzit erdhën në Borne nga pjesë të tjera të Polonisë sepse apartamentet ishin shumë të lira”, thotë Bartoszek. Rreth 5 mijë  njerëz jetojnë këtu tani.

Disa nga ndërtesat funksionale janë restauruar dhe rinovuar gjatë viteve. Një spital i epokës Sovjetike është i paprekur dhe është rinovuar. Një ndërtesë tjetër në formë H-je në qendër të qytetit është tani një shtëpi të moshuarish  dhe njësi rehabilitimi për pacientët me sklerozë të shumëfishtë.

Ndërsa mund të duket sikur ka parë ditë më të mira, qyteti shpreson të tërheqë investitorë duke reklamuar veten si një destinacion për turistët që kërkojnë të eksplorojnë shkretëtirën përreth – dhe ndoshta të shohin  një pjesë të historisë Sovjetike.

Pyjet me pisha dhe lis janë të mbushura me liqene, përrenj, lumenj dhe pellgje dhe janë ideale për çiklizëm dhe shëtitje gjatë sezonit të verës. Është gjithashtu e pasur me jetë të egër duke përfshirë derrat e egër, drerët dhe fazanët.

Ajo që tërheq drejt këtij  destinacioni janë histori mbi kokat e raketave bërthamore që dikur ishin fshehur në kapanone masive në zonë, një nga tre objektet e armëve bërthamore të ndërtuara në Poloninë perëndimore.

Bashkimi Sovjetik në mënyrë të qartë mohoi grumbullimin e raketave bërthamore në Poloni, por arkeologët që hulumtuan vendin,  pasi u zhytën në arkivat e imazheve satelitore të deklasifikuara dhe analizuan skanimet e ndërtesave,  janë të bindur për të kundërtën.

“Disa nga kapanonet masive për këto koka raketash  gjenden afër Borne Sulinowo në fshatin Brzezńica-Kolonia”, thotë Bartoszek. “Gjatë epokës komuniste, zona ishte një nga vendet të  mbajtura shumë sekrete në Europë”.

Këto dhoma magazinimi tani janë lënë pas dore dhe janë vandalizuar. Muret e tyre prej betoni, të mbuluara me mbishkrime, janë në formë çuditërisht të mirë, por instalimet ose orenditë e tjera mungojnë.

Dhomat e magazinimit – afërsisht 70 metra të gjata dhe 10 metra të larta – janë varrosur nën një shtresë të trashë toke dhe të mbuluara me bar.

Një sit tjetër bërthamor, Podborsko, në veri të Borne Sulinowo, është shndërruar në një muze kushtuar pranisë ushtarake të Luftës së Ftohtë. Bartoszek shpjegon se raketat ishin planifikuar të përdoreshin  si një armë taktike, në shënjestër të qyteteve si Amsterdami dhe Parisi.

Ndërtimi i kapanoneve masivë për raketa përfundoi më 1969, i financuar plotësisht nga qeveria komuniste e Republikës Popullore Polake, sipas planeve të përgatitura nga sovjetikët.

“Vetëm trupat ruse mund të hynin në sit”, thotë Bartoszek. “E gjithë zona ishte përjashtuar nga juridiksioni polak. Ky ishte një territor rus de facto”.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe fundit të Traktatit të Varshavës, të gjitha hartat që dokumentonin vendin u shkatërruan.

Arkeologët si Grzegorz Kiarszys, një profesor ndihmës në Institutin e Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Poloni, i cili është autori i studimit të parë të thelluar në tërësi, kanë përcaktuar vendndodhjen e kapanoneve.

Kiarszys u mbështet në fotot satelitore të deklasifikuara të CIA-s, radarët që depërtojnë në tokë dhe kontrollet për shenja rrezatimi. Sipas hulumtimit të tij, nuk është zbuluar asnjë ndotje. Sot, një zbrazëti del mbi këto ndërtesa të braktisura dhe të shkatërruara.

Ndërsa pyjet dhe liqenet që i rrethojnë ata shpresojmë së shpejti, kur të mbarojë pandemia, të ofrojnë relaksim për pushuesit, këto relikte të totalitarizmit dhe ambiciet e saj bërthamore do të shërbejnë gjithashtu si kujtesë e një kapitulli të errët në historinë tonë

CNN- Përktheu:Gazeta Si

1 komente në “FOTOT: Sekreti sovjetik, qyteti bërthamor i fshirë nga hartat”

  1. ildi says:

    Mos u merrni more me boten po merrnu me hallet tuja se keni boll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje