Hetimet për Maradonën: Mjeku falsifikoi firmën

23 Janar 2021, 13:52Sport TEMA

Nga Argjentina vijnë detaje të reja rreth vdekjes së Diego Armando Maradonas.

Ndërsa vazhdon hetimi për vrasje nga pakujdesia të legjendës së futbollit, çështja bëhet gjithmonë e më komplekse dhe nuk mungojnë të papriturat rreth shëndetit të Pibe de Oro në muajit e fundit të jetës.

Në disa dokumente të rëndësishme, të sekuestruara në studion e mjekut të tij personal, Leopoldo Luque, është evidentuar se firma e pacientit të famshëm është e falsifikuar.

Mjeku rezulton i regjistruar mes personave të dyshuar për shkaqet që sollën ndarjen nga jeta të Maradonas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje