Çuni i Fahri Balliut: Nuk e di akoma nëse do kandidoj për deputet, rëndësi ka të përmbysim Edi Ramën

24 Janar 2021, 18:53Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në News24 ka folur për fushatën e PD, zgjedhjet e 25 prilli.

Teksa numërimi mbrapsht ka nisur, Balliu tre muaj para zgjedhjeve deklaron se nuk e di ende nëse do të kandidojë ose jo. Ai thotë se më e rëndësishmja është bashkimi për të çuar në largimin e Ramës.

KLEVIS BALLIU: Nuk e di, ajo do i përkasë PD po ajo çfarë ka rëndësi për çdo individ është që të jemi të gjithë të bashkuar, pavarësisht interesit të njërit apo tjetrit. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të larguar Ramën.

PD është vaksina, sepse kemi ilaçin. Nuk mund të themi që jemi perfektë, por në 2005 këto premtime dhamë, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO. Nuk premtojmë karagjozllëqe si Rama, shëndetësi falas etj, ku ka gjë falas?

Çdo qytetar do ketë mundësi të barabarta për të ecur përpara. Biznesi i vogël nuk do shihet si armik, por aset për vendin. Si e ndihmon biznesin? Duke i marrë frymën pa hapur qepenin, duke i çuar 7 lloje policie, apo duke i dhënë ndihmë. Paguan taksën njëherë, vendos pullën, dhe s’të ngacmon më njeri.

Ulje e taksave është ëe nevojshme. Paguajnë më shumë taksa në rajon, rrogat më të ulëta. Shërbimet më të vogla. Tiranë janë rritur taksat pafund, uji pa gund, arsimi etj. Shih si është Tirana, trafiku lëmsh, koshat pa pastruar. Kemi ndotjen më të madhe të ambientit. Pse ndodh kjo? Bashkia e Tiranës s’ka hall të pastrojë qytetin, por paratë e drogës.

4 komente në “Çuni i Fahri Balliut: Nuk e di akoma nëse do kandidoj për deputet, rëndësi ka të përmbysim Edi Ramën”

  1. k says:

    Nëse ky turi-bytha i fariut nuk do jetë deptet,duhet të anullohen zgjedhjet
    dhe të protestojmë për shkeljen flagrante të drejtat të njeriut.

  2. vlora says:

    Ti duhet patjeter te jesh deputet.Ti je aset kombetar.Shkrimtar,publicist,bir komunisti ,etj etj ,veti qe e bejne pranine tende ne parlament te domozdoshme.Po nuk te kandidoi PD do kalosh te LSI qe eshte parti e vlerave.Beje si ai ne fshatin tim qe u tha bashkefshatareve o me beni prift ketu ,ndryshe ika ne fshatin tjeter se me kerkojne per hoxhe

  3. mirel says:

    Titulli eshte komplet gabim. Duhet te ishte: Kerrici i Faros..etj, etj.

  4. Din says:

    Ky ashte idoli i partise lul sumes e sali sheqere karaxhixhit bashke me nje lloj Taulan te zbritur nga permet,rrofte koke paca ballakiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje