Ishte xheloz për Sinan Hoxhën, rrëfimi i bashkëshortes së dhunuar: Mora thikën të vrisja veten por s'më lejuan, po shihte Për’puthen dhe më tha që mund të shohë prap femra

25 Janar 2021, 13:46Kronika TEMA

Liljana Bakalli tregon se Sinan Hoxha ishte thjesht preteks sepse bashkëshorti është shumë xheloz dhe e dhunon vazhdimisht.

Konflikti ka ndodhur në 1 janar, kur gjatë darkës në familje, në ekran është shfaqur këngëtari Sinan Hoxha.

Liljana Bakalli rrëfen për “Shqipëria live” se Saimiri, bashkëshorti i saj shpesh ka qenë i dhunshëm me të: “Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe  prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin”.

Madje, Liljana pas debatit ka tentuar të vrasë veten: “Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët”.

Rrëfen se Saimiri u përpoq “t’ia kthente me të njëjtën monedhë”: “Po shihte Për’puthen dhe më tha unë jam i ri dhe mund të shoh prapë femra”.

Por dhuna në familje ka nisur që herët. “Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thashë kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer

Liljana është 25 vjeçe dhe ka 10 vite e martuar me Saimirin, por sipas saj tashmë nuk do që të bashkohet më me bashkëshortin. Më parë, 25-vjeçarja e ka denoncuar tre herë bashkëshortin por në të gjitha rastet, ka tërhequr denoncimin duke lejuar përsëritjen e dhunës në familje.

9 komente në “Ishte xheloz për Sinan Hoxhën, rrëfimi i bashkëshortes së dhunuar: Mora thikën të vrisja veten por s’më lejuan, po shihte Për’puthen dhe më tha që mund të shohë prap femra”

  1. qytetar says:

    O zot kush jane VIP – at ne Shqiperi !!!!

    1. Unë says:

      Qytetar, lexo lajmin me kujdes, mos lexo vetem titullin pa mendje.

      1. qytetar says:

        Sinqerisht falje Une !
        As nuk e lexova fare.

  2. Tallava haaaaaaaa Sinani nga bangladeshi ..... haaaaa says:

    …..femrat idjote qe ka shqiperia , haaaa vetem evgjiti pelqen oto kenge me melodi bangladeshi , pordhe dhe vetem pordhe + injorance = djare orientale

  3. Kulmi , sa poshte bie femra shqiptare says:

    ….arixhinjte si sinan pordha paskan fansa , kulmiiiii , o e mjera shqiperi cfare ushqen.

  4. doni says:

    stabilitet mendor i diskutueshem…

  5. ... says:

    psiqiket pse kush tjeter!

  6. Dani says:

    O Zot i madhe na ruane nga ket te marre edhe ne nje fshate me te larget te Shqiprise Jami I sigurte se edhe ata burra qe I thone vetit burra Kanuni Jane me te cilivizume dhe fare se kane proplem per shprehje te tilla koj qe thoni ju munde te ndodhe veq ne Afghanistan me Talibane Ku nuk te Len te shkoshe ne shkolle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje