Situata e përmbytjeve, Beci: Sharkimet me minimum, nuk ndikon në zonën e nën Shkodrës

25 Janar 2021, 17:33Sociale TEMA

Drejtori i Koorporatës Energjitike Shqiptare, Benet Beci ka bërë me dije se si po e menaxhon Korporta Elektroenergjitike situatën e përmbytjeve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se:

“Korporta Elektroenergjitike Shqipëtare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

• HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)

• HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)

• HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.

Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik”, nënvizon Beci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje