I prekur nga Covid, pedagogu në Elbasan hidhet nga kati i shtatë

26 Janar 2021, 10:18Sociale TEMA

Një pedagog i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan ka tentuar që ti japë fund jetës duke  u hedhë nga kati i shtati i banesës së tij.

Burime për ABC News bëjnë me dije se 65 vjeçari,  Jakov Oga i infektuar me Covid  është hedhë nga ballkoni, por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një banese që ndodhej ngjitur me pallatin ku jetonte pedagogu duke bërë të mundur shpëtimin e tij.

Oga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia fillimisht nga zhurma ka dyshuar se është grabitje por me pas rezultoi se pedagogu Oga në kushte të rënduara psikologjike për shkak të Covid kishte tentuar të vetëflijohej.

6 komente në “I prekur nga Covid, pedagogu në Elbasan hidhet nga kati i shtatë”

  1. Kush ju ka autorizuar o Mero t’e beni publike fatkeqesite e njerezve duke cenuar privatesine e vete personit dhe familjareve ?
    Mundesisht hiqeni si lajm ne te kundert do ndjekim rrugen ligjore , per demin moral qe shkaktohet !

  2. Per njerzit qe vuajn ne depresion e ata qe kryejne vetevrasje
    nga deshperimi i jetes , ata qe per arsye nga me te ndryshmet ,
    kan humbur deshiren per te jetuar ,ndjej shume keqardhje .
    U Prehte ne Paqe .
    Politikat e djallit cojne njeriun ne te tilla vendime absurde.

    1. vang says:

      lexoje artikullin se nuk ka vdekur.

  3. Moisi Golemi says:

    O idiot gjysmak!! Profesori është shëndoshë e mirë.

  4. miku says:

    Keqardhje per te gjithe ata te cilet kalojne nje semundje te veshtire (qofte ky COVID), mgjth kjo na deshmon edhe njehere se shendeti mendor eshte i rendesishem jo vetem kur shtrohemi ne spital (dhe alucinojme se na “perdhunojne” doktoret e infermieret), por edhe kur kurohemi ne kushte shtepie.
    Semundja Covid deshmoi edhe njehere se eshte nje semundje e frikshme qe do vullnet, kurajo dhe pozitivitet! Njeriu nuk duhet te heqi dore kurre nga jeta, shendeti, familja. Ne fund te fundit nese eshte e shkruar qe do vdesesh, pse lodhesh kot te vrasesh veten? Fokusohu tek e mira, pozitivja, tek te berit mire e ne fund do kuptosh qe ke jetuar dhe mund te jetosh me zemren plot!
    Jeta eshte sfide, lufte por eshte dhe fitore, permbushje, dashuri <3

  5. Moisi Golemi ,

    ” o idiot gjysmak !! Profesori eshte shendoshe e mire .”
    Ngadal mor burr ,jo kaq histerik .
    Ndodhin keqkuptime ose pakujdesi kudo edhe ktu .
    Nuk e lexuam permbajtjen por vetem Titullin dhe nisur nga ajo
    se shpesh personat e semure te hedhur nga te tilla lartesi ,
    ne shumicen e rasteve perfundojne te vdekur .
    Nisur nga kjo bem edhe komentin .
    ShuqyrZotit qe Profesori paska shpetuar ,e eshte shendosh e mire e qofte me jete .
    Por ju mos kerceni kaq lart me histerine tuaj ,tu fy ne komentuesat per nji neglizhim te vogel .
    Kur lexon Tituj te tille ,nuk te intereson shume leximi se si ndodhi e qysh ,
    prandaj zotrote do beje mir te mos shkulje floket e tu si i marre ,
    por sqaroje .Kaqol Trapi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje