Burgjet nënshkruajnë marrveshje me fasonerit për punësimin e të dënuarve/ Ismaili: Besoj fort në këto programe për rehabilitimin e tyre

25 Janar 2021, 21:13Sociale TEMA

Drejtori i Përgjithshëm Burgjeve, Z.Agim Ismaili dhe Kryetari i Shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimit pa afat, duke garantuar punësimin e qëndrueshëm të të dënuarve në industrinë e fasonerive.

Sipas tyre ky Memorandum Bashkëpunimi ka si qëllim krijimin e mundësive për punësimin e personave të burgosur, në kuadër të garantimit të fitimit, ruajtjes dhe zhvillimit të aftësive për punë dhe njohurive profesionale.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithsëm i Burgjeve Agim Ismaili u shpreh:

“Unë besoj fort në domosdoshmërinë e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit, sepse të dënuarit përballen me stigmatizmin edhe pas vuajtjes së dënimit, duke i ndarë ata shpesh nga familjet dhe komunitet e tyre. Sistemi i drejtësisë duhet të ndëshkojë cdo vepër penale sikurse ligji e kërkon, por unë besoj se personat të cilët kanë vuajtur dënimin e tyre duhet tu jepet mundësia e të qënurit pjesë aktive dhe produktive e komunitetit të tyre.”

Shoqata Pro-Eksport Albania dhuroi mbi 750 xhinse për femra dhe meshkuj, mijëra maska anticovid, qindra këpucë, veshje, të brendshme, veshje pune, etj, të prodhuara nga fasoneritë anëtare të shoqatës, mallra të cilat tregëtohen të gjitha në tregjet e Italisë dhe Gjermanisë.

Rregullat mbi punësimin
1. Marrëdhëniet e punës rregullohen, sipas dispozitave ligjore në fuqi që rregullojnë përfitimet nga sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe rregullat e sigurimit teknik në punë.
2. Paga mujore e të burgosurve të punësuar rregullohet sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe aktet nënligjore për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi.
3. IEVP-të lidhin marrëveshje të posaçme me subjektet e caktuar nga Shoqata “Pro-Eksport Albania” për ofrimin e punës për të burgosurit, duke përcaktuar kushtet, mënyrën, kohën, sigurinë dhe llojin e shërbimit të ofrimit të veprimtarisë brenda ambienteve të IEVP, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi mbi rregullat e posaçme për punësimin e të burgosurve, kushtet e punës dhe kohëzgjatjen e saj.
4. Subjektet të cilët do të ofrojnë punësimin për të burgosurit, lidhin kontratë individuale të punës me të burgosurit e punësuar, duke përcaktuar të drejtat the detyrimet e palëve, sipas legjislacionit në fuqi për punësimin. Një kopje e kontratave individuale të punës, të nënshkruara nga të burgosurit depozitohet në sekretarinë e IEVP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje