Pas kritikave se BE e ka lënë Ballkanin Perëndimor në mëshirë të fatit për sigurimin e vaksinave, kjo cështje ka fituar prioritet në mbledhjen e parë për këtë vit , të këshillit për punët e jashtme.
Përfaqësuesi i lartë, Josef Borrel bëri të ditur se zgjidhja më e mirë deri më tani është që shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar dozash për vendet e treta, derisa të funksionojnë marrëveshjet e tjera.
“Jam shumë i bindur se ndarja e vaksinës në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye solidariteti global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore.
Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të gjithë të sigurt. Kemi konsideruar mundësitë që vendet anëtare të ndajnë vaksinat, gjë që është shumë e vështirë nëse marrim parasysh vështirësitë që shtetet po hasin në procesin e tyre të vaksinimit”, tha Borrel!
Më herët, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se unioni qëndron përkrah vendeve të rajonit në mënyrë që të sigurohet sa më parë akses ndaj vaksinave.
Ndërkohë, kompania amerikane Moderna, e cila do të dhurojë vaksina për platformën COVAX, ka garantuar se produkti është efektiv kundrejt varianteve të reja që janë identifikuar në Afrikë dhe Britaninë e Madhe.
Nderkohe, Gjermania ka shpallur zona me rrezik të lartë infektimi më shumë se 20 vende, mes tyre edhe Shqipërinëe. Rrjedhimisht ndalohen udhëtimet jothelbësore dhe do të kërkohet testimi e karantinimi për rastet e tjera.
As me shume dhe as me pak eshte ajo qe kerkoje EDI RAMA te cilin aq shume e shane se gjoja na shau BE. Po tani o opozikare cfare do thoni qe i moret ju me te mire dhe u degjuan.
BE e quan Ballkanin te njerkes prandaj Ballkani duhet te orientohet qarte deri sa BE e ka braktisur ka zgjidhje qe i interesojne pa i cenuar integritetin cdo vendi dhe keto jane SHBA numri nje ne bote dhe sipas interesit Kina dhe Rusia, keto dy te fundit jo per te perqafuar politiken e tyre por tregetine sepse dihet Kina po pushton ne ekonomi gjith boten.
Sa per BE jam i sigurte qe po u shkeput Germania si Anglia BE merr fund….. Nuk mund te ecet me teorite idjote te Frances.
Prape cinizem pa moral.Cdo te thote qe vendet te japin…..? Askush nuk jep me deshire.Vaksinat me te domosdoshme per personelin shendetesor dhe te moshuarit apo ata me semundje serioze duhen tani ,ne kulmin e di ritorno dhe infeksionit.Ne maj…qershor kemi diellin mr. Borrel.Me vone arrijne per te gjithe.
Ky lajm ska se si te mos jete nje pergjigje kunder perfaqesise dipllomatike Franceze,per deklaraten e saj “impulsive” dhe shume pak dipllomatike kunder kryeministrit Shqiptar,qe ngriti me te drejte babesine e disa vendeve te BE-se per te magazinuar vaksina.Treguan besnikeri ne stilin makronjan,te cilin e karakterizon shpesh performanca e tij presidenciale ku tregon shpesh nje deshire gati neokoloniale, e realisht shume ndryshe nga para ardhesit e tij.