Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të fundit në vend kanë nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punëve publike.
Një rast i tillë është ura që u ndërtua për ujësjellësin e Drashovicës dhe që lidh lagjen e Paramillosë.
Siç mund të shihet në fotografi ura është shembur gjatë ditës së sotme teksa këmbët e saj janë rrëmbyer nga ujërat.
Kjo vepër ishte pjesë e projektit për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Drashovicë, projekt me vlerën 77,372,062 lekë.
Investimi është prokuruar dhe kryer në vitin 2016-2018 nga Bashkia e Selenicës e drejtuar nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike Përparim Shametaj.
Në inaugurimin e kësaj urë nuk kanë munguar jo vetëm lavdet e falenderimet për Shametajn dhe Partinë Demokratike por edhe për ish-deputetin demokrat të Vlorës, ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj.
Por cilësia me të cilën demokratët e ndërtuan urën duket qartë nga fotografitë bashkëlidhur.
Po kjo urë është riparuar në pjesën e sipërme .Sa për këmbët jan të vjetra,pra ska lidhje me riparimin.Është mirë që të jeni realist.
Ee po kur ju thame nevej te votonit Kasemin s,donit juvej,rrini nashi kalojeni me gomarr lumin