Twitter me një mjet të ri kundër dezinformimit

26 Janar 2021, 16:23Hi-Tech TEMA

Regjistrimi i përdoruesve për të raportuar episodet e pretenduara të dezinformimit në Twitter është nisma e njoftuar nga rrjeti social që po përgatitet të nisë një projekt të ri të quajtur ”Birdwatch”.

Ideja e kësaj nisme është të lejojmë përdoruesit e rrjetit social të identifikojnë mesazhe që mund të jenë false ose mashtruese.

”Një iniciativë e nisur pas përpjekjes së re për të hequr përmbajtjen e konsideruar të rreme dhe të dëmshme dhe e cila pa momentin e saj më të nxehtë në pezullimin e llogarisë së ish-presidentit të SHBA Donald Trump”, shpjegoi Twitter.

”Projekti do të fillojë si një projekt pilot në SHBA. Duhet të funksionojë kështu: njerëzit të cilët identifikojnë informacione që i konsiderojnë mashtruese do të shkruajnë shënime kontekstuale”, shpjegoi nënkryetari i Twitter, Keith Coleman.

“Në fund të fundit ne synojmë t’i bëjmë shënimet të dukshme drejtpërdrejt në tweets për audiencën globale të Twitter”, theksoi Coleman.

3 komente në “Twitter me një mjet të ri kundër dezinformimit”

  1. Kim été says:

    Twitter është 100% politik.

    1. ganiu says:

      Para apo pas mbylljes së llogarisë te Trampit?

  2. Lypesi21 says:

    Kompanite e informacionit kane filluar rrevolucionin kulturor alla kinez ku se bashku me politiken dhe disa personazhe sh “inteligjent” deshirojne te bejne riprogramimin e njerezve duke kushtezuar se cfare informacioni duhet te marrin, ju kujtohet periudha e fleet-rrufeve??!!! Tani po behet realitet..!!!!!! Tani fillon tirania e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje