Zgjedhjet e 25 prillit, Astrit Patozi: Ja ku do të kandidoj për deputet

26 Janar 2021, 16:09Politika TEMA

Astrit Patozi u shpreh se Bindja Demokratike do të ketë kandidat në çdo qark dhe në zgjedhjet e 25 prillit do të hapin 100% listat.

Koordinatori i Bindjes zbuloi se ku do të kandidojë vetë, duke thënë se Qarku i Tiranës është mundësia më e madhe, ku shtoi se ky është një vendim që do të diskutohet edhe me anëtarët e tjerë.

“Ne i kemi listat e hapura brenda nesh. Ne ndryshojmë sepse ata janë mbledhur në listën e sigurt në dhomën e PD me aleatët për të siguruar një mandat.

Ne do të kemi një angazhim solem dhe këtë e kemi kusht të panegociueshëm dhe bëjmë koalicion vetëm me forca që janë njësoj si ne.

Me shumë gjasa, ne ende nuk kemi marrë një vendim, ne do ta vendosim bashkarisht por logjika e formimit tim më çon që do të kandidoj në Tiranë për t’i dhënë një impuls fushatës, por edhe sepse unë kam lindur në qarkun e Tiranës.

Ne do jemi me 140 deputet madje edhe më shumë. Ne do të kandidojmë në çdo qark”, tha Patozi.

4 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit, Astrit Patozi: Ja ku do të kandidoj për deputet”

  1. Lanabregesi says:

    Me vjen keq Patoz, o ju ka bere te gjitheve pis Saliu,nuk ka lum qe ju shplan.

  2. qytetar says:

    O zot ! Ju ishit ne pushtet dhe shkaterruat gjithçka te mire dhe te bukur qe kishin ndertuar prinderit tane !!
    Çfare mund te presesh prej Jush !!!???
    Te shkaterroni edhe ate pak gje qe ka mbetur !!!!????

  3. shkurt 2014 says:

    Vetem urime keni nga pjesa dermuese popullit,ti Z Patozi si kordinator i BD dhe te partite rreale qe kundershtojne komunistat e hajdutet e pa ngopur te pk te plakut,lir floririt e edvin narkomanit.GJithsesi kyte 25 prill do ta keni te veshtire,mbasi KQZ e kontrodhojne partite e vjetra qe per vendin tone kane sjedhe varferi e mjerim.Duke mose lene gje pa vjedhur e plackitur,krokodilte e kuq komuniste te tri partive,me bandat e tyre.

  4. Bashkefshatari says:

    Ma thuaj ku ke lindur debil,ne mullet?
    Per nuk thua kam lindur ne Kavaje.
    Haram buka dhe respekti i Kavajsve per FAMILJEN tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje