Refuzohet kërkesa e Thaçit për lirim të parakohshëm

27 Janar 2021, 10:39Rajoni TEMA

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Hagës, Nicolas Guillou, e refuzoi kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për lirim të përkohshëm.

Thaçi ndodhet në objektet e paraburgimit në Hagë qysh në fillim të nëntorit, kur është arrestuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e tij e ka paraqitur kërkesën për lirim të përkohshëm qysh më 4 dhjetor.

Në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, refuzimi i kërkesës për lirimin e përkohshëm të Thaçit arsyetohet me Nenin 41(6)(b) të Ligjit.

Ky nen, mes tjerash, përfshin: rrezikun nga arratisja, rrezikun nga shkatërrimi, fshehja, ndryshimi ose falsifikimi i provave, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Të gjithë ata ndodhen në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Përpara tyre është arrestuar dhe dërguar në Hagë edhe Salih Mustafa, ish-epror i UÇK-së. Aktakuza e ngarkon atë për kryerje të krimeve të luftës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

10 komente në “Refuzohet kërkesa e Thaçit për lirim të parakohshëm”

  1. Trotski says:

    TURP i Madh. Dora e serbit dhe e Rusit bashke me ca tradhetare shqiptare si pune e Lul-Sumkapuçit dhe gites me shoke e shoqe.

    1. ben says:

      Trocki-ketu nuk ka asgje per tu cuditur. Europa ka qene dhe do jete kunder nesh. Cudi do te ishte ne se do ndodhte e kunderta. Po keshtu me vjen cudi me disa qe akoma duan te futen ne BE, kur edhe ato qe jane brenda duan te dalin prej andej.

  2. xhela says:

    Kjo gjykate kriminale nuk merret me kriminelet dhe vrasesit Serb por merret me viketimat e Kosoves…. Turp, turp, turp….

  3. Kim été says:

    I ka thënë Presidenti Biden ”George Washington” i Kosovës dhe se kupton kuptimin.

  4. Erdogan says:

    Turp o Madh eshte te kesh Emra Turq o Trotski,te tradhetosh Besen e te pareve qe ishte (per fat te keq) Greke Orthodhokse,me Skolio Greke,Alfabet Greke,Kishat Greke,Gllosa (gluhe) Greke etj,te nderosh figura Arabe ne emer te nje Feje Pushtuese,Vrasese,Perdhunuese,Pengjesh etj.
    Nuk mund te imagjinoj popull me idiot kur thone qe jemi “Skiptare” dhe Besa e “Arnauteve” este Skiptaria!
    Si mund te quhet p.sh nje “Kinez” me emer Hamza,Sulejmane,Qemal,te shkoje ne Xhami per 500 vjet pervec nje pjese te Diktatures komuniste,te Nderoje jo Buden sic e nderoningjysherit e tij,te urreje ata Kineze qe nuk u treguante Pa-Bese?
    Termi Skiptare eshte vone,pas Arnaute,Arvanitis dhe ne 1912te Albanos.
    Skiptare eshte fjale Greke nga emri i Skifterit,ftero greqisht i thone krahe,Eliko-pteros.
    Zogu me krahe te hapura qe eshte ne qiell.
    Anglezet e quajten Sky nga Skifteri.
    Te jesh Skiptare zoti Trotski duhet te jesh complet i nje Identiteti me te paret.
    Eshte si te thuash nje Grua eshte pak mle barre.
    Ose je,ose nul je.
    Sa per ish Presidentin Thaci dhe tre turq myslimane qe flasin nje gluhe (Glosa) 70% per cento Italisht jane viktimat e Turqise ne fillim,Serbise dhe Amerikes qe e krijoi kete Pashallek le Deputete turq si Islail bej Vlora Frashellinjte etj duke u mohuar Luften Heroike te ashtuquajturve Arvanitas,Grekeve Epiroteve per clirimin e Kostantinopolit te Kastriotit,Pirros,Megas Kostantinos.
    Ju zoti Trotski nuk mund te kuptoni (kapito) se jua ka erresuar Llogjiken “Nacionalizmi Skptare” por ne deje Arnaut milet Skiptare.

  5. patrioti Shqiptar says:

    z.Komandant i rrespektuar Thaçi, populli e di kush je ti, dhe kush ka qënë dhe është UÇK-ja heroike. Mbledhjet e thashethemeve nga spihunjt e jashtem, serb, rus, grek apo kush do qofshin ata, nuk kanë rendesi të madhe. Por thashethemet e mbledhura e të sistemuara në dosje nga LULZIM BASHA dhe ARGITA SALI SERB BERISHA, kanë një rendësi mgjthse të vogël. Ato thashetheme që janë grumbulluar nga keta dy spihunj të degjeneruar, nuk janë grumbulluar ndershmerisht dhe me djersë, po keta 2 shkerdhata kanë bërë vetem punen e arshivuesit, sepse “provat që kanë grumbulluar janë vetem letrat që ju ka dhënë si prova agjentura Serbe dhe Ruse, dhe keta janë shitur si mbledhësit vetë të ketyre provave. Dihet dhe është e provuar publikisht, që Sali Berisha që komandon Argiten dhe spihunin Rus Lulzim Bashen, ka qënë spihun i sigurimi Shqiptar dhe agjent i UDB-së Serbe, Ruse e Franceze. RROFTË UÇK-ja DHE TË GJITHË USHTARËT E SAJ HERONJ. RROFTË KOSOVA. POSHTË DHE ME VDEKJE TRADHËTARËT E KOMBIT SHQIPTAR.

  6. SKENDERBEGAS says:

    Megjithse e kam një moshë madhore dhe kam femijë, edukata që më kanë dhënë prinderit nuk më lejon t’ju ofendoj ju komentuesi me pseudonimin Erdogan. Në komentin tuaj ju na ofroni një supë histori që ka veç ujë dhe kushton 2 dhrahmi. Shqiptari nuk është jetimi i 4 rrugëve, që ti thërrasë baba cilit mashkull që i kalon afer. Shqiptari nuk është as Grek, as Serb, as Maqedonas, as Italian, as Turk. Shqiptari është SHQIPTAR. Shqiptari e gjen Heroin e vet në gjirin e vet dhe ky ka një emër GJERGJ KASTRIOTI — SKENDER BEU. Shqiptarët kanë qënë dhe janë një popull i vogël , që është pushtuar me dhjetra e dhjetra herë, ku pushtuesit kanë ikur jo që janë merzitur me neve, por nga mos-ulja e kokës së SHQIPTARIT. Pushtuesit i kemi luftuar dhe shtyrë jashtë kufinjve të Shqiperisë, edhe pse kanë lënë disa emra ose disa fjali që nuk ka asnjë rendesi fatale per neve. Kryesorja është që sot mbas qindra e qindra vitesh pushtim – liri , pushtim – liri ne jemi dhe kemi qendruar Shqiptar me të mirat dhe të këqijat që kemi ne vetë në mesin tonë, dhe siç i thonë një fjale në diplomaci : Kjo është punë e jona e brendshme. Rroftë Shqiperia – Poshtë trëdhëtarët.

  7. REALE says:

    Ore nje pyetje kisha une; me cilet ligje veprojne keta gjyqtare dhe kush parlament i ka miratuar e vulosur se ketu s’merret me vesh: andej nga ne i thone: shkuan si capi tek kasapi ne kete lloj demokracie qe gjykohet viktima dhe ben sehir krimineli! Parlamenti Kosoves s’ka burra e gra se po te kish, duhej tu a linte ne dere gjyqet duke shbere ligjin e krijimit te kesaj gjykate “speciale” dhe tu pirdhte mu ne dere te drejtesise .

  8. Kuq e zi says:

    Gerthiti km yne nja dy here ne fillim uck uck dhe u lodh
    Mbase uck ska te beje fare aty mbase ja kane treguar akuzat km tone dhe prandaj u shushat
    Meqe thacin nuk na e coi serbia ne hage por shkoi vete, te presim atehere kur akuzat te behen publike
    nqs kane te bejne me luften e uck ai do kthehet shume me i forte sesa iku por nqs jane te vertete zerat qe ne 100 te vrare 99 jane shqiptar dhe shumica prej tyre ishin kundershtar politik ska koment ta ngushlloi e jo me te shpetoi

  9. Refiku says:

    Bravo @ SKENDERBEGASI ! 100 % dakord me ty. Kto shurranat me pagese mos ja ven veshin fort se kush ka le beqthqim ashtu ka me jetu e ashtu ka me perfundu…Respekte e shendet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje