Parku Kombëtar i Yellowstone shtrihet në një sipërfaqe prej 8805 kilometra katrorë, nga Uajoming në Montana, por një pjesë e vogël e tij ndodhet në Idaho dhe njihet si “Zona e vdekjes”.
Në këtë zonë ka një boshllëk ligjor në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që teorikisht, lejon një person që të mos dënohet për çfarëdo krimi të kryer, përfshirë vrasjen.
Teknikaliteti që të shpëton nga ndëshkimi vjen si pasojë e Amendamentit të Gjashtë, që thotë se çdo person i akuzuar për një krim, ka të drejtën e një jurie të thirrur nga shteti dhe distrikti ku është kryer krimi.
Por, “Zona e vdekjes” ndodhet në një distrikt ku nuk ka asnjë banor dhe çdo veprim kriminal i kryer aty, teknikisht nuk mund të dënohet nga gjykata.
Shumë persona i kanë bërë peticion Kongresit që të gjejë zgjidhje për këtë boshllëk, duke ia kaluar Uajomingut zonën ku nuk të kap ligji.
Informacjon I pasakt. Eshte territor I popullsise autoktone indiane (Aboriginal ose First Nations) dhe kryepleqte ose “Chiefs” siq quhen aplikojne kodet e tyre. Kjo eshte nje marrveshje me qeverine federale te Kanadase pasi jane kontigjenti me numrin ma te larte te burgosurve ne nivel federal. Edhepse, perbejne me pak se 3% te popullsise se Kanadase, mbi 50% e te denurve ne burgje jane te kesaj kategorije. Pra, thjesht kryepleqte po perdorin denime te ndryshme ose “alternative” per te mbajtur popullin e tyre (sidomos te rinjte) afer rrenjeve te tyre. Me vjen keq por shum gazetar te dobet.
Edhe ti po ia fut si kau peles. Behet fjale per Yellowstone ne Sh.B.A, jonper Yellowknife ne Kanada. Emra te ngjashem, por vende ne shtete te ndryshme.
Artikulli i mesiperm eshte i perkrthyer nga anglishtja, ndaj nuk mund te them qe gazetari eshte i dobet…po mire qe fole dhe ti ?