“Jam lodhur nga puna në robaqepsi dhe do iki në Angli se bëhen paratë shpejt”, shuhet për herë të tretë ëndrra e vajzës që u zbulua në Rinas: Ja historia e mashtrimit me vizën britanike

31 Janar 2021, 16:01Kronika TEMA

Xh.D. tentoi tre herë për t’u larguar nga Shqipëria. Herën e parë si turiste. Herën e dytë me dokumenta italiane. Të tretën e bindur se do t’ia dilte mbanë, si shtetase angleze. Të treja herët dështoi, por së fundmi ajo është marrë edhe nën përgjegjësi penale.

Është 24 vjeçe dhe tregon në polici se nuk kishte asnjë mundësi për punësim. Dhe se synimi i saj ishte Anglia, jo vetëm për shkaqe ekonomike por sepse synonte të ndiqte studimet e larta në Britaninë e Madhe. Për këtë arsye vajza nga Burreli, pasi ka marrë bekimin e prindërve, ka kontaktuar me një bashkëqytetar, i cili edhe ai është zbuluar nga policia.

“Jam lodhur duke punuar në fasoneri, paguhesha keq. I tregova babait që duhet të ikja nga Shqipëria. Nuk ma bëri dy. I tregova se e ardhmja ime ishte në Angli, atje duhet të studioj dhe të kem një jetë më të mirë më pas”, ka thënë pranë policisë kufitare XH.D. Të njëjtat rrethana pohon dhe i ati.

“Pasi përfundoi shkollën, vajza ime nisi punë në fasoneri. Më pati thënë se donte të ikte jashtë shtetit, më pati pyetur a njihja ndokënd që ta ndihmonte në Angli. Pyeta kushëririn tim që jeton në Tiranë dhe më siguroi që do të bënte çmos. Më pati thënë madje se nuk njihte ndonjë person konkret, pasi nuk merrej me atë lloj pune, por meqë vajza donte të largohej, më premtoi se nuk do ta linim në Shqipëri përderisa XH. deshte Anglinë”, sqaron në polici babai 53-vjeçar.

“Vajza ime donte të largohej për arsye ekonomike dhe nëqoftëse do të arrinte atje, sapo të mbërrinte do të kërkonte azil. Por e zbuluan”, vijon më tej ai.

E dyshuar për falsifikim të vizave, 24-vjecarja fillimisht mohoi se mbante dokumenta false. E zbuluar në sportelin dalës të Rinasit, 24-vjeçarja sipas burimeve, këmnënguli se quhej Greta Zucca, sipas pasaportës biometrike që i dorëzoi policisë kufitare.

“Këtë dokument e mora nga kushëriri im, e paguam 500 euro”, shpjegoi më vonë në polici vajza.
Kushëriri i pasaportave

Policia thotë se R.K i kërkoi 24-vjeçares vetëm dy fotografi që do t’i duhej t’i ngjiste në pasaportë. Por kushëriri i saj mohon me forcë përfshirjen në falsifikimin e pasaportës.

“Nuk e njoh fare XH. Të atin po, e njoh, e mbaj mend se e kam kushëri të largët. Më kërkoi ndihmë për vajzën, por i thashë që nuk merrem me këto punë, madje i theksova se nëqoftëse e kapin me dokumenta false, do ta ketë problem në Evropë”, thotë i dyshuari R.K.

Policia shton se nga kontrolli i telefonit të Xh. zbulohen komunikimet intensive me familjarët e saj, ku ajo tregon se e gjeti pasaportën me të cilën do të udhëtojë. Për këtë qëllim policia ka administruar në cilësinë e provës edhe bisedat mes të vëllait dhe shokut të saj, biseda që zhvillohen kryesisht në whatsapp.(gazetaSI)

4 komente në ““Jam lodhur nga puna në robaqepsi dhe do iki në Angli se bëhen paratë shpejt”, shuhet për herë të tretë ëndrra e vajzës që u zbulua në Rinas: Ja historia e mashtrimit me vizën britanike”

  1. Shqipetari-Hallexhi says:

    shikoni o POpull se c´fare Policie kemi???????????????Absolute shume “Profesjonale”…Zbuloj “Koken” e “Mafjas” ne Shqiperi…..dhe jo vetem kaq??
    Mjere atij qe i bie Halli ne Shqiperi,dhe kerkojne te Denojne vajzen per “Fallsifikim” Dokumenti….Maskarenje,Harbuter..dhe POrdhacer…
    NJe Vajze qe punon Rrobaqepese,nuk ka iden nga Fallsifikimet…ato Kerkojini ne Presidencen e ILir Metes…qe ju jepe Afrikaneve qe Pallojne Monike Pasaporte Shqipetare per 24-ore…
    dhe??????????Ne se ne Vendet e Eu-se do te kapesh me nje Pasaporte te “Bardhe”..nuk do te bejne asgje,eshte nje Fenomen i Njohur..thjeshte Vajza apo Hallexhiu,kush do qofte..duhet te kerkoj Azil….
    ne Shqiperi..i paguan te gjitha i Dobeti,i Varferi dhe Hallexhiu..Kriminelet i kemi me Luksin e te qenit Keshilltare i Presidentit..kemi Babale-Salinjin..ect

    1. CELIKU says:

      Shikoni,,,mua me bene pershtypje se ajo thote se jam e lodhur nga puna ne fasoneri,,pse ca kujton ajo se ne Angli fitohen parat pa u lodhur,apo gjehen ne rruge,,,

  2. Juli Rusi Elbasan says:

    Po car faji ka kjo hallexhie more! Ka plot vajza jane fejuar ne Angli. Burri andej pa letra. Vite te ndare njeri andej e tjetri kendej. Mundohet goca e shkrete te gjeje menyren te shkoje qe te bashkohen ishalla bejne femije dhe ti mbaje anglezi. Keta rrotat e karit te policise te hajduteve Rama, Meta, Kryemadhi etj merren me hallexhinjte….ju zancin hallet e ketij populli. E pesofsh ke Zaho o Edi Rama.

  3. ronny says:

    Nje vajze robaqepese qe nuk ka idene e fallsifikimit thote ky buckoja, por si mendoi se do tja benin passaporten si shtetase te huaj,, me emrin xhemile laknasi ore kaush,,, Sigurisht ajo ka te drejten e vete te doje te largohet nga ky vend,, te kerkoje rrugen e saj, jeten e saj si ajo e mendon edhe pse cod gje qe thuhen ne ket artikull duket nje pallaver, jo po i tha babait do shkoje te studjoje ne Angli etj etj,,,jo ka mbaruar shkollen e punon ne fasoneri, jo terci e verci. Sigurisht shume gjera jane te veshtira ketu, por cfare do e priste aty ku donte te shkonte nese do arrinte te shkonte,, nga fasonari ne Shqiperi ne fasoneri ne itali a angli,, por edhe me keq,, pastruese fasonerie,,,,se per drejtoreshe sbesoj se mendon dikush do ta merrini atje,
    Deshperimi ta err shikimin, eshte e vertete, por kjo vajze pse nuk shkoi ne vend te EU ku Shqiptaret levizin pa viza dhe pa pasur nevoje te vere emrin Anabela apo Sorrela, por ta provonte he skishte pse i harxhonte ato euro per xhepat e matrapazeve fallsifikatore,,,qe hane e pine neper lokale me leket e gjakut te viktimave qe jua marrin. Pra edhe nje arsye tjeter qe kjo vajze nuk eshte edhe aq e qarte se cfare kerkon, lere pastaj me te keqen qe shanset do te ishin te binte ne rrjetat si magnet te pimpeve te prostitucionit atje,, dhe pastaj le te thoshte do vazhdoj shkollen ne Angli,, se te conin ata ne shkollen me te mire pastaj hehee
    Pra cfare dua te them eshte qe o popull mos fishkelleni me pras ne bythe, se nuk eshte aq vaj kjo bote,, kudo qe te jeni apo te shkoni,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje