Kontingjenti ushtarak niset me mision në Afganistan, Peleshi: Shqipëria e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës

31 Janar 2021, 12:48Kronika TEMA

Një tjetër kontingjent i Policisë Ushtarake është nisur mision në Camp Arena në Herat të Afganistanit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka uruar ushtarakëve mision të mbarë, ndërsa thekson se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.

Mesazhi i plotë i Peleshit:

Rrugë të mbarë!

Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena në Herat, në misionin Resolute Support.

Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.

Mision të mbarë dhe u kthefshi shëndoshë e mirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje