E dashur Kosovë, të pëlqen Albin Kurti? Është si Berisha, ndaj ti vendos!

1 Shkurt 2021, 09:25Politika TEMA

Nga Alba Malltezi

Albin Kurti ripropozohet si kryeministër i Kosovës. Kam besim në zemrën dhe në zgjedhjet e popullit të Kosovës. Ndër shqiptarë, u lindën dhe u rritën më të lirë nën ish-Jugosllavi, kur ne përpëliteshim në rrjetën më të tmerrshme dhe mbytëse të lirisë që qëndisi “shqiptari” Enver Hoxha me të tijët në Shqipëri. Shqiptarët e Kosovës edhe pse nën serb dhe kaluan tortura të papërshkruara me fjalë, njohin më shumë se ne lirinë, pronën, drejtësinë, dhe njeriun e drejtë, të paqtë dhe të mirë. E kanë treguar. Faktet dhe zgjedhjet që kanë bërë e kanë treguar më mirë se 1000 fjalë.

Edhe fjalët e Albin Kurtit ishin ndër më të bukurat të thëna nga një shqiptar, por të ndryshme qëlluan veprimet e tij. I paekuilibruar dhe i pamatur me pushtetin në dorë, tregoi se si qëllimet e mira, kur ngjitesh në majën e tempullit të pushtetit, mund të corientojnë dhe dëmtojnë.

Tani ripropozohet, shumë prej tij presin të përmirësohen dhe të ndryshojnë. Do të ishte një mrekulli, por dyshoj duke parë disa zgjedhje të tij. “Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”, thonë fjalët e urta të popullit shqiptar. Albin Kurti në Shqipëri zgjodhi haptazi e qartazi Sali Berishën dhe politikën e tij si të ngjashëm dhe doli krah tij për t’i orientuar shqiptarët duke treguar se jam si ai. Kandidatët e Vetëvendosjes kanë nisur të propozohen edhe në Shqipëri. Vetëm dy pyetje: A po respektojnë ligjin në prezantimin e kandidaturës? A janë regjistruar ata ne gare duke u treguar të përulur e të thjeshtë ndaj rregullave elementare të demokracisë?

Thënë kjo, ose më mirë, e bërë kjo, u takon shqiptarëve të Kosovës të bëjnë zgjedhjen që duan. Nga Shqipëria mund të dëshmojmë vetëm se Sali Berisha ndoshta mund të jetë një baba i mirë, një gjysh i mirë, një bashkëshort i mirë, por e gjithë politika e prodhuar në këtë tranzicionin tonë të gjatë e të lodhshëm në Shqipëri ishte politika e klanit, jo e shtetit, politika e fisit, jo e shqiptarëve. Është e vërtetë, kush iu bind Sali Berishës arriti parajsën pasurore dhe të lirisë individuale, por kush nuk qe dhe nuk është dakord me të, shpesh pa ferrin në tokë e vazhdon ta shohë përmes lincimeve publike nga më të egrat të prodhuara nga një politikan e ish-burrë shteti në vetë të parë, në një vend që synon të jetë europian dhe në Europë.

Dhe nga “masakra” e Sali Berishës, idhullit të Albin Kurtit nuk shpëtojnë as shqiptarë dhe as të huaj. Sot keni të freskët letrën e lamtumirës së shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera. E palëkundur për të vazhduar reformimin e drejtësisë nga sistemi më i deformuar që është parë ndonjëherë të instalohet pas atij të diktaturës, por e lënduar nga ato sulme cnjerëzore që vetëm një politikan si Sali Berisha dhe ndjekësit e tij dinë të bëjnë ndaj kundërshtarëve:

“…Më vjen keq që gjatë muajve të fundit, institucionet e vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër e një trysnie të paprecedentë dhe të padrejtë, keqinformimit dhe sulmeve e shpifjeve personale. Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm.

Por në vend që ta dobësojnë vendosmërinë tonë, ato na japin një shtysë të përtërirë, pasi ato vërtetojnë se reforma funksionon dhe se rezultatet e saj kanë nisur të prekin interesat personale dhe individët që kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga një status quo thellësisht e korruptuar…” shkruan një grua si Calavera e që nuk është e vetme. I kujtoni fjalët për Ina Ramën, për ambasadorët?

Politika “alla Sali Berisha” është ndër më të shëmtuarat politika të instaluara në Ballkanin Perëndimor dhe Albin Kurti kishte shancin të ishte një politikan ndryshe, por nuk arriti dot. Ai haptazi në takime e preferenca tregoi se i pëlqen ajo cka Berisha në Tiranë prodhoi. I pëlqen e njëjta gjë dhe Kosovës? Është koha të reflektojë. Ndryshe egërsia, egërsia dhe vetëm egërsia, është ajo që Albin Kurti nga Sali Berisha e të tijët do të mundë në Kosovë, nga Shqipëria, të importojë.(Shqiptarja.com)

36 komente në “E dashur Kosovë, të pëlqen Albin Kurti? Është si Berisha, ndaj ti vendos!”

  1. Sajmir Godo says:

    Brilante!

    1. Ray says:

      C’eshte kjo budallacke qe ka bere kete shkrim ! hahahahaha Hajde hajvane hajde

      Albin Kurti eshte e kunderta e Sales ne cdo aspekt o sharlatane se Albini eshte i majte , pro Enverit,
      ndersa Sala eshte i djathte
      Ata ndrryshojne si Nata me Diten , o femer gomare qe nuk kupton as gjerat me te thjeshta
      Apo ke hall se Albini duke qene i majte dhe i pa-korruptuar do i diskretitoje keta te Majtet qe drejtojne Shqiperine duke e vjedhur ne cdo cep?
      Plus qe Albini eshte edhe patriot nuk eshte nga ata qe i hidhet Vucicit ne qafe si Edvini juaj

      1. trapi says:

        Ray… te thuash se Sali Berisha eshte i Djathte eshte shume e rende. Si munde te jete sala Sekretar i byros se partise se punes ne bllok i djatht mor Zotri? per te tjerat ok.

  2. Bashkim says:

    Me shume se brilante. Bravo Alba.

  3. romeo says:

    Priti ne sulm tani egersirat e Berishes.

  4. Viola says:

    E dashur Alba mos u merzit .Kosovaret i kapin gjerat me vonese leri ta provojne se ndoshta u behet mesim.Une dyshoj faktikisht sepse po te mendonin pak me shume do te kuptonin se gjendjen ku ndodhen e kane dhurate nga Rugova.Nese do te ishin ngritur ne te njejten kohe me republikat e tjera te Jugosllavise sot do flisnin ndryshe.Por Rrugoves i mjaftonte te quhej president te tjerat prisnin.Pa rezuar mitin e tij kosovaret nuk kane per te kuptuar asgje.

    1. Bureto says:

      Që ne shqipot të gjejmë një dakordësi për veprimtarinë politike të Ibrahim Rugova, me qasjen e drejtë apo e gabuar, duhet më parë t’i japim përgjigje pyetjes: “Pula bëri vezën apo veza bëri pulën?”. Tung Viola!

  5. Trotski says:

    Eshte me keq se Berisha,Sali kerma nuk guxonte te dilte hapur kunder Perendimit dhe SHBA-ve.Ky Al Bin Kurti ,duket si ushtar i Bin Ladenit.

  6. Kajo says:

    Bravo zonje nje shkrim i mbrekullushem urime …..tani populli atje vendos cfar do bej do votojn nje skizofren sali kriminelin nr dy dhe te hane …..apo do ndryshojn mendim !? Do presim e do shom cfar votus jan qe votojn qorazi apo me mend ne kok….

  7. Taulant says:

    Shiko kasollen tende e mos fol gjepura.
    Lere Albin Kurtit te veproj si do ai dhe populli patriot i Kosoves.

  8. besa says:

    Z Malltezi jeni shume e sakte por fatkeqesia eshte se shume kosovare e dashurojne Saliun kete komunist te ndyre, e kane nga padia apo nga trashesia kete nuk e di, sa per deshtakun Albin Kurti them se eshte e turpshme dhe kjo nuk eshte e vetmja fatekeqesi sepse kane gomarin Ramush dhe lopen Vjosa Osmani e cila eshte nje familje me gen te UDB-se.

  9. gjakovari says:

    e gjith rilindja kunder albin kurtit. ai eshte nje bombe qe do eleminoje kasten e vjeter te mykur politike. te gjith kane frike prej tij.

    1. Alniku says:

      Vazhdoni mbajeni fort se do ja shifni hajrin

  10. MS says:

    Albini me Vjosen perfect per mesues ne ciklin e ulet shkollor!

  11. dardan says:

    Perderisa edhe nje intelektual si Liri Loshi, pas 20 vjeteve qe ka jetuar ne Canada,
    vjen e kandidon per deputet ne Kosove me Albin Kurtin,
    Berishizmi i ardhur nga Malesia e Gjakoves ne aleance me agjenturen serbe ne Shqiperi
    eshte nje Covid -21 per kosovaret, qe do t’i sfilite dhe nuk dihet a do ta kalojne apo jo?!

  12. Altin says:

    Aq shume vjedhin socialistet saqe shqiptaret kane kthyer ne pushtet me vote Saliun e ’97! Ne Kosove njelloj me Shqiperine, gjykata eshte e kapur nga te korruptuarit. Atje te pakten, ajo supreme hodhi poshte vendimin e asaj Kushtetuese. Keshtu qe krahasimi i kesaj goces nuk qendron. Jane hedhur pas kockes te korruptuarit e Tiranes. I tmerron fitorja nga modeli i nje te majte te pakorruptuar!

  13. Arber says:

    Ti moj boshnjake ke problem se Albini eshte shqiptar?!! Keq me vjen per ty por dhe Pd dhe Ps ne Shqiperi per shpejt bien ne duar te shqiptareve.Pd tashme ka rene,mbetet Ps,partia e Mugoshes e Popovicit…ju minoritaret krijoni partine tuaj e prezantoni vizione e program…?’n

    1. Hahahah says:

      Sa per te te kujtuar ty Arber se edhe Albini eshte Norvegjez. Me sa duket, ty te pelqejne Norvegjezet dhe jo Boshjaket? Edhe ketu ti gabon. Albini eshte tipik Boshnjak nga mentaliteti. Eshte fetar i dedikuar dhe esmer si arabet. Me thene te drejten nuk di si duket kjo Alba. A duket si Norvegjeze dhe cfare feje ka? Di qe Albini eshte martuar me Norvegjeze dhe femijet do i kete bjonde…
      Ti Arber me dukesh se je 100 perqint me Albinin. Albini duket si Arab dhe mendon si Boshnjak, prandaj po ndryshon rracen qe te duket si Norvegjez dhe te mendoje si shejtan. Ti Arber je ngaterruar shume me kete punen e rracave. Kjo Alba mund te jete Boshnjake, por rron ne Kosove, Albini rron ne Kosove, por do shperngulet ne Norvegji, sapo te beje parate. Tani mu pergjigj:
      Kush e do me shume Kosoven, Alba qe eshte Boshnjake dhe punon ne Kosove, apo Albini qe eshte arab dhe do punoje ne Norvegji?

  14. Taulanti says:

    Zoti “gjakovari”, akoma me idhuj? Zotni Albin Kurti ashte nje spitullaq, qe veq veten e vet ka qef, sa per Kosoven, as qe e di se ka bi. A po, ka qef edhe zotni Sali Berishen, se i kujton Mujin dhe Halilin.

  15. Trump says:

    Kosova eshte shtet tjeter,pse fut hundet ti p…qelbur???!!’Te pagiajne serbet e sorosianet???!!! Do te shkojne ne te s…privilegjet 2000 vjecare te ju minoritareve e mbetjeve te pushtimeve!!! Ec Albin! Vec mos ler kend te vjedhe!!!! Koken preju hajduteve,por te provuar $!! Mos bej lufte shtrigash!!! Zoti te bekofte neee ecen ne rrugen e zotit ndersa Po sherben!!!!!

  16. Velo says:

    Artikulli shumë i saktë. Një vërejtje : nuk mund të deklarosh se ka qenë më mirë të jetosh nën torturat Serbe se sa në regjimin e Hoxhës. Janë vite drite larg. Sipas teje i bie që do ishim më mirë të kishim qenë Republika e shtatë e ish Jugosllavisë..

  17. baca says:

    Nuk mendoj se Albin Kurti do ta kete mundesine te behet si Sali Berisha. Ju siguroj se Kosova dhe shqiptaret e Kosoves jane nje popull qe linden Rugoven, UCK. Te dyja edhe pse ne antagonizem me njera tjetren, punuan ne rradhe te pare per te miren e vendit. Kurse ju ne Shqiperi keni nje problem te madh. Them shume shume te madh: politikanet qe ju keni nxjerre qe nga Enveri dhe te Saliu qe ngjajne shume bashke, punojne per te grumbulluar pushtet dhe pasuri personale. Shikoni kamjen e Saliut. Ne nga Kosova bejme shetitje turistike per te pare shtepine ne Gjirin e Lalzit qe e ka ba me parate e vjedhura shqiptareve. Them, si e lejojne shqiptaret kete? Ne Kosove e kishin xjerre si pule pa pupla perjashjta. Nuk mund te them se edhe Rugova apo Thaci jane qelibare si figura, por dedikimi i tyre ndaj Kosoves eshte total. Kini kujdes kur krahasoni shqiptaret e Kosoves me ata te Shqiperise. Ju keni jetuar 50 vjet ne diktature, kurse neve jo. Gjithsesi ju pergezoj per kete provokim dhe jam dakord me juve se Albin Kurti eshte nje njeri qe shkaterron ura dhe miqesi dhe nuk nderton. Por nga ana tjeter ta keni bindjen se kosovaret si na thoni ju, e njohin mire.

  18. Trotski says:

    Ky Komentuesi Trump qenka ma keq se Vete TRUMPI

  19. Neutrino says:

    “Egërsinë, babzitjen dhe kafshërinë nuk jua solla unë. Atë e gjeta mes jush”. Sali Berisha

  20. mjeku says:

    Te falenderoj moter por te jesh e bindur se vetem nje vend pastoral si Shqiperia mund te pjelle nje Sali Berishe. Niveli gati analfabet i elites dhe mases ben qe politikane te trashe e te dhunshem te jetojne si parazitet ne nje trup te kalb. Albin Kurti eshte nje bakter qe rrotullohet ne Kosove, por jeta e tij politike nuk mund te jete e gjate pasi shoqeria e Kosoves ka krijuar antikorpa te mjeftueshem. Si puna e Covidit. Na zuri, por do ta kalojme

  21. Rroftë Shqiperia e madhe says:

    Mirdita gjithë lexuesve dhe komentusve të gazetës Tema. Unë jam nga Shqiperia e veriut, jetoj prej shumë vitesh jashtë Shqiperisë dhe megjithë dy diplomave që disponoj, njërën Shqipëtare dhe tjetren Gjermane, ndihem i pa-aftë të analizoj psiqiken e popullit tim në mardhenjet që mban ai me personat që kanë drejtuar apo drejtojnë politiken apo pushtetin qendrorë që para 100 viteve e deri sot. Raste të rralla, shumë të rralla, ku kriminelët dhe tradhëtarët Shqiptar që kishin apo kanë luajtur një rol politik në Shqiperi, janë denuar nga Shqiptarët, por jo në menyrë të pa organizuar nga një trup gjykues apo nga një klasë dominante. Këta tradhëtarë, janë denuar nga persona të vetëm, që populli i ka konsideruar si patriot-hero, që në menyrë individuale, pa një strukturë llogjistike të organizuar, por sjellja e hapur anti-Shqiptare e ketijë apo e atij tradhëtari, ka bërë që ti vlonte urrejtja në gjoksin e ketij apo atij personi patriot, i cili nuk ka hezituar shumë gjatë, dhe ka vendosur ta denojë me vdekje atë tradhëtar, të cilit ja ka komunikuar vendimin dhe arsyen, dhe në të njëjtin moment ka zbatuar këtë vendim sy për sy….! Kush mundet të më spjegojë, pse populli im, është i prekur në mënyrë epidemike nga “sindroma e Stokholmit”, që vazhdon-vazhdojmë, që ti respektojmë, e gati ti duam, ata që na kanë vrarë, tradhëtuar, vjedhur e perdhunuar !!?? Ndërrimi i sistemit politik në Shqiperi, nuk u bë, dhe nuk i ngjante asnjë vendi tjeter të lindjes që nga Rusia deri në Ballkan. Ramiz Alia me një inteligjencë Makiavelike, ja kaloj pa e këputur fillin e “Arjanës” spihunit të sigurimit dhe agjentit Serbo-Francez Sali Berishes, dhe siç ishte rregulli i sigurimit të Kadri Hazbiut, që asnjë spihun nuk lihej vetëm në një misjon delikat, ja bashkoj spihunin tjeter të sigurimit Azem Hajdarin që te dy survejonin njëri – tjetrin, dhe Ramizi flinte i qetë. Dihet si shkoj tranzicioni në Shqiperi, ku klika e vjeter komuniste u la e qetë, askush nuk u detyra të pagonte për krimet e kryera për gjatë 50 viteve të diktatures komuniste që ishte më e eger se kjo e Kores së Veriut. ( më falni, sepse harrova denimin e Nexhmije Hoxhës për shperdorim të postit zyrtar, sepse kishte konsumuar 40 kafe më shumë se duhej…..!!? ). Populli im u pajtua me këtë statuko në lidhje me të kaluarën, dhe një proverb evropjan thotë “që ai që nuk shikon nga vjen dhe nuk korrigjon gabimet, nuk ka të ardhme”. Sali Berisha meqënse nuk kishte eksperiencë tjeter veç asaj koministo-sigurimse, e kthej Shqiperinë në një pronë private dhe Shqipëtarët në dele, ku demokracia sipas atij ishte që çdo kokë që dilte më lart se turma duhej të pritej, dhe ashtu veproj. Sot në Shqiperi bilanci i të vrarve, i të zhdukurve që kanë lidhje direkte apo indirekte me Sali Berishen është 10-fish më e madhe se të vrarët shqiptarë gjatë luftes së 2-të botrore. Sjellja tradhëtare e Sali Berishes ndaj ATDHEUT tonë, është më e poshtër se ajo e Esat Toptanit, dhe prap populli im e duron këtë tradhëtar që të sillet perseri në sistemin politik të Shqiperisë. Sali Berisha që 30 vjet ka abuzuar dhe ka kryer krime të grades më të lartë ndaj popullit Shqiptar, por në vitin 1997, me tentativen që ka bërë për ndezjen e luftes civile në Shqiperi mes Veriut dhe Jugut ku si rezultat do ishte ndarja e Shqiperise, gje e cila nuk ka mundur ta provojë asnjë tradhëtar Shqiptar që nga koha e Gjergj Kastriotit deri sot, verteton se ai ka konsumuar të gjitha elementet që populli Shqiptar ta akuzojë për tradheti të lartë dhe ta ekzekutojë. Gjatë luftes që bëhej në Kosovë mes agresorit nazist Serb dhe popullit Shqiptar të Kosoves, Sali Berisha theu bllokusin e OKB-së dhe e furnizoj ushtrinë Serbe me karburantin që asaj i mungonte për makinerinë motorrizuse, që të kishte edhe më shumë superioritet mbi UÇK-në Shqiptare të Kosoves. Sali Berisha arrestoj, burgosi, torturoj, vrau dhe i spihunoj tek Serbët ushtarët dhe komandantët e UÇk-së që qarkullonin në Tiranë. Sali Berisha, Argita Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë mbushur dosjet me shpifjet e Serbisë mbi UÇK-në dhe komandantat e sajë, gjoja per krimet që kanë kryer gjatë luftes së Kosoves kunder agresorit Serb, dhe sot keto letra wc-eje perdoren kunder heronjve Shqiptar të Kosoves në gjyqin e Hages. Ky është Tradhëtari më i madh i historisë dhe atdheut tonë Shqiperisë. Dhe prap populli Shqiptar duron të jetojë në të njëjtin atdhe, të thithin të njëjtin ajër me këtë tradhtar e anti-Shqiptar të deklaruar. Nuk e kuptoj indulgjencen e popullit tim të dashur ndaj keti tradhëtari, apo kanë vdekur dhe nuk kanë lindur akoma djem si Avni Rrustemi. E kuptoj dhe e urrej politiken e ultë, opurtuniste e tradhtare të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit e Ramush Haradinajt, të cilët për të fituar disa vota të disa Kosovarve dhe familjeve tyre që kanë qënë dhe janë spihunj të Serbisë në Kosovë, e takojnë dhe flasin prap me kopilin serb Sali Berisha, që është shumë më i poshtur dhe më tradhëtar se Esat Toptani e Xhafer Deva. Kush mundet të më spjegoje këtë pjesë të karakterit dhe mentalitetit të popillit tim shumë të dashur Shqiptar !!!???—-I PËRJETSHEM QOFTË KUJTIMI I HEROIT AVNI RRUSTEMI —-

  22. Berat gjakova says:

    Sa frike e keni Albin Kurtin? Gjithmone hajdutet dhe te korruptuarit i kane frike drejtuesit e ndershem me karakter. Por me kot e sulmoni dhe shpifni ndaj tij. Pas 14 shkurtit ai do te jete kryeminister,dhe sahanlepiresit dhe hajdutet le te fshihen vrimave.

  23. todi says:

    Alba shkruan gjithnjë bukur por , të shkruash bukur nuk do të thotë se jep edhe mesazhe të bukura ( pozitive). Në këtë rast, Alba,që me paragrafin e parë jep mesazhin kryesor të shkrimit dhe ai është i shëmtuar, i gabuar, negatv. Ai është: Shqiptarët më mirë nën Sërbinë se të pavarur.

    1. Luli says:

      Un e kuptova se shqiptaret e Kosoves ne kohen e Titos ishin me mire se shqiptaret e Shqipris ne kohen e “shqiptarit” Enber Hoxha. Me duket krahasim me men

  24. Shoku i Mulit qe ka mik Saliun says:

    Nje keshille byrazerevet te Kosoves: Mos u betoni per ndershmerine e Al binit apo ndnje tjetri kur nuk kane çfare te vjedhin. Do ta shikoni kur te marin pushtetin. Edhe Saliu yne zbriti nga Vuçidoli me nje valixhe druri, me çorape te arnuara prej leshi qe qelbeshin ere si tregojne shoket e dhomes ne konvikt, por tani ai, fisi tij dhe besniket e tij jane bere miliardere me pronat e shtetit. Megjithate, provojeni dhe Albinin dhe mos qofte ashtu si them une.

  25. Një says:

    Plotësisht dakort me shkrimin, më trego miqtë të të them kush je.

  26. aleko says:

    Gjeja me e mire qe del nga ky artikull eshte fjala tashme e konfirmuar nga populli:”””Me thuaj me ke rri te them se kushe je???????”””””Se si mundet qe nje patriot i madhe si e heq veten Z< Kurti te preferoje nje politikane ogurzi shqipetare qe pos krimeve te tjera gjate ketyre 30 viteve , i kurorezoi keto krime me shkaterrimin e ushtrise dhe shtetit shqipetare ne vitin 1997, kete vec kurti dhe ata qe vdesin per te mund ta spjegoje. Shqipetare < qendro larg nga mitett e rreme dhe fjalet e bukura qe thone politikanet para se te kene marre pushtetin.Tashti si shqiperia dhe kosova kane eksperiencen e tyre me keta tipa politikanesh…

  27. kodrasadikit says:

    A ka njohuri dikush te ben dallimin midis Esat Pashe Toptanit e Xhafer Deves !! Kur dihet se ne kohen e Xhafer Deves Kosova ka qene e qliruar se bashku me Sangjakun e Pazarit dhe njashtu Qamerine !!!

  28. Korabi says:

    Bravo Alba,me thuaj me ke rri te them se kush je,nje nga shprehjet me te qelluara nga shqiptaret,Albini e ka idhull kriminelin Sali Berisha,kaq mjafton qe ketij ti tregojne vendin shqiptaret. Saliu ka 30 vjet qe i lincon shqiptaret dhe Shqiperine,uroj qe kosovaret te mos ken te njejtin fat me Saliun e tyre Albinin.

  29. Nafija says:

    Popullsia rurale qe ka bere nje jete paksa te vecuar, eshte me e prirur te cfaqi sjellje primitive. Kete e tregoj Saliu ne Shqiperi,vrau,preu,plackiti dhe ne 97 shperbeu krejt shtetin,vetem nderhyrja e nderkombetareve shpetoj Shqiperine. Edhe Albini vjene nga zonat rurale, ka 20 vjet qe cfaq primitivitet,dhune ne rruge, dhune ne parlament, dhune kudo dhe kurdohere,i ka shpallur te gjithe kundershtaret politik armiq,zoti e dhpetofte Kosoven nga nje Sali shqiperie.

  30. Dull tropoja says:

    Ke vetem nje gabim goce Saliu ka 30 vite aktivitet kriminal.Nese aktivitetin e Saliut e quani veprimtari politike ligjeroni krimin ne politike.Saliu eshte kriminel jo politikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje