Fletët e votimit me numra, acarohet Agron Duka: Na trajtojnë si burgaxhinjtë apo lopët, ato matrikullohen me numra. Duan të na zhdukin

1 Shkurt 2021, 18:37Politika TEMA

Krye i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Top Talk, ku ka  kundërshtuar mënyrën e krijimit të fletëve të votimit, duke emëruar kandidatët me numra, pa emra.

Duan ta bëjnë vetëm me numra, pa emra fare, me arsyetimin që nuk i zë fleta. Kjo bën që ne të bëjmë propagandë, nëse unë jam numri 2 të themi voto numrin 2, s’ka kuptim.

Të gjithë po mundohemi që të kemi lista të hapura, por mirë që nuk janë të hapura por na heqin edhe emrin, na bëjnë si të burgosur politikë.

Për mendimin tim është e qëllimshme, nga mazhoranca, nga Edi Rama. Edhe ndryshimet kushtetuese ishin kundër partive të vogla. Duke hequr edhe siglat, duke na i bërë edhe me numra…

Çdo gjë e ka bërë me qëllimin që nesër të ketë dy parti gjithsej dhe të zhdukë partitë e vogla. Nuk besoj se i shërben kjo liste Lulzim Bashës sepse këtë lloj liste kishim edhe në vitin 2017.

Problemi është se Agron Duka si i PAA-së mund të tërheqë shumë më tepër vota se Agron Duka brenda PD-së. Partia Demokratike ka të vetët.

Me numër dhe matrikull vetëm nëpër burgje i thërrasin njerëzit. Kjo nuk është logjike. Larg qoftë të jetë me numra. Është turp!

Vetëm matrikullimi i kafshëve bëhet me numra. Ose burgaxhinjtë ose lopët t’i matrikullojnë me numra. Si hapen listat duke u shënuar me numra??! Duhet të reagojnë të gjitha partitë e vogla dhe mos ta lejojnë”, u shpreh ai.

4 komente në “Fletët e votimit me numra, acarohet Agron Duka: Na trajtojnë si burgaxhinjtë apo lopët, ato matrikullohen me numra. Duan të na zhdukin”

  1. zyba kola says:

    Te gjitha poshtersite do ti beje rama,por prap nuk fiton dot. Edhe Rama e di qe nuk fiton me, don te terhiqet po nuk e lene oligarket. Keshtu justifikoht para tyre, une u perpoqa me te gjitha menyrat,por nuk arrita te fitoj,s’kam cte bej…..

  2. Abc says:

    Plase sa hyre si numer te lista e PD.Mos fol pa lidhje servil i Zemunit

  3. ce says:

    Po Erisa hundpinokja e babaxhikes sa e ka numrin ne liste tek sekti naziskin i fallxhores horoskopike leshelike se do votoj per te se kur isha ne kopesht librin e pare qe kam lexuar e kishte titullin _ hundpinokja dhe mamadhija.

  4. Viola says:

    Mos u merzit o Gon dilni me vete dhe matni forcen.Boll se na zhvatet .Per cdo lagje nga nje parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje