Nga Ruben Avxhiu
Gjëja e fundit që dua të dëgjoj sot, kur Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike, është punë a fatit të “Palestinës”.
Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.
Nga lista shumë e gjatë e veprimeve të turpshme të palestinezëve, po veçoj vetëm një. Atë më flagranten. Ftesën e themeluesit dhe udhëheqësit historik të Autoritetit Palestinez Jaser Arafat për Sllobodan Millosheviqin, që të kalonte Krishtlindjen në Bethelem.
Ajo që e bën më skandaloze këtë ftesë është data e saj, dhjetor i vitit 1999.
Jo dikur nga fillimi i viteve 1990, kur mund të gjeje ndonjë justifikim, se nuk i dije mirë faktet. Ftesa vinte katër vite e gjysëm pas masakrës së Srebrenicës, kur gati 8,000 burra e djem myslimanë, disa ende të mitur u pushkatuan me gjak të ftohtë, pa asnjë arsye, përveç dëshirës për ta shuar farën boshnjake.
8,000 robër, të paarmatosur, të pambrojtur, civilë të mjerë, që me familjet e tyre ishin strehuar në një qytezë që OKB e kishte quajtur të sigurtë. U vranë një e nga një mizorisht. Pa ndonjë objektiv ushtarak apo përfitim politik. Thjesht urrejtje e kulluar.
Nuk po kaloj ende te shqiptarët tani. Mbi 200,000 vajza e gra të përdhunuara në Bosnje. Nuk di që ushtarët e Izraelit të kenë përdhunuar ndonjëherë ndonjë vajzë arabe. Do të dënoheshin menjëherë nga drejtësia në vendin e tyre. Përdhunuesit serbë ishin dhe mbeten heronj në Serbi. Operacioni i përdhunimeve ishte masiv. Plot ushtarë janë detyruar nga oficerët e tyre të merrnin pjesë në përdhunim. Duhej të ishte çmendur bota. Po nuk ndodhi.
Pak më vonë, filloi dhuna në Kosovë. Mjafton të lexosh emrat e fëmijëve të Familjes Jashari që u masakruan në shtëpinë e tyre. Jo diku duke demonstruar në sheshe e duke mbajtur parrulla politike. Në shtëpinë e tyre.
Kosova u mbush më varre masive. Më shumë se një mijë kufoma civilësh, u ngarkuan në kamione nga ushtria serbe për t’ia fshehur krimet historisë, kur e panë që lufta me NATO-n ishte humbur. I fshehën nëpër Serbi në varre që nuk i tregojnë se ku janë.
Qindra xhami, teqe e disa kisha e manastire katolike që u shkatërruan prej serbëve në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Dëbimet massive të popullsisë shqiptare të Kosovës, përdhunimi i vajzave dhe grave shqiptare, djegiet e dokumenteve, talljet publike, fyerjet, shkatërrimi i shtëpive e pasurisë shqiptare.
Të gjitha këto, nuk e prekën zemrën e udhëheqësve palestinezë. As atëhere kur gjaku ishte i freskët, as 10 vite më vonë, kur mjegulla e luftës ishte shpërndarë.
Çfarë duhet të mendonin shqiptarët kur panë që Izraeli strehoi një grup familjesh të dëbuara nga Serbia, kurse Autoriteti Palestinez ftoi kryekriminelin që të festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse Millosheviqi vinte vërtet për Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe dërgonte në Hagë. Çfarë kontrasti!
Edhe Greqia që ka marrëdhënie historike me Serbinë refuzoi të vinte veton – mjaftonte vetëm një veto që NATO të mos ndërhynte në Kosovë.
Kishte plot serbofilë, që kritikuan NATO-n, por duke e pranuar që Millosheviqi ishte kriminel. Thjesht nuk u dukej e drejtë ndërhyrja ushtarake nga jashtë.
Por, jo Arafati. Jo palestinezët. Nuk mund të bënin sikur po shihnin nga ana tjetër. Nuk do që të thuash një fjalë të mirë për viktimat, dakord, ke hallet e tua. Ke problemin tënd për të zgjidhur dhe duhet të bësh llogaritë e tua politike. Ke nevojë për ndihmën ruse apo ku ta di unë. Nuk do të më shkonte mendja t’i thoja Arafatit e njerëzve të tij se pse nuk po flet për Kosovën.
Por në vend të kësaj, të dalësh në ekstremin tjetër?! Të të dalë koha, nga të gjithë figurat politike të botës, të ftosh këtë kryekriminel që ka 9 vjet që djeg Ballkanin për planin e tij të Serbisë së Madhe. Po çfarë bëri ndonjëherë Millosheviqi për Arafatin që t’i dalë mik pas gjithë këtyre tragjedish. Çfarë injorimi i ftohtë dhe i pashpirt për vuajtjet e jo një po disa popujve joserbë që vuajtën në duart e tij. Çfarë injorimi për vetë myslimanët e mbetur në Sanxhak e Preshevë etj nëpër Serbi, qytetarë të dorës së dytë, nën një regjim diktatorial si ai Millosheviqit.
Çfarë ironie për këtë tallje me vuajtjen e një populli, ku gjendeshin plot të rinj me emrin “Arafat”, ku solidariteti më Palestinën, gjallonte natyrshëm, i sinqertë, jo për llogari politike, por përkundrazi thjesht nga impulsi njerëzor.
Ku ishte revolta e palestinezëve ndaj kësaj ftese të Arafatit? Ku ishte thirrja për solidaritet me një popull tjetër që kërkonte mëvetësi?
Ku është kërkesa e faljes për këtë veprim fyes për vuajtjet e të gjithë myslimanëve të Ballkanit, nga një klikë mashtruese politike që ka dekada që mjel botën myslimane me miliarda dollarë në vit, pa sjellë asnjë ndryshim real për popullin e vet?
Ne habitemi që qeveritarët palestinezë dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Njeriu që ka zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e bën deklaratën nga Beogradi.
Gati 20 vjet pas luftës, “Palestina” tashmë anëtare e UNESCO-s dha votën kyçe që Kosova të mos bëhej anëtare. Një vit më parë, as palestinezët nuk ishin në UNESCO. U votua dhe hynë. Pasi hynë vota e parë me rëndësi që patën ishte që të mos linin Kosovën që të hynte edhe ajo. Ironia ishte se Serbia kopjoi gati tërësisht argumentin që kishte përdorur një vit më parë Izraeli që të mos lejonte hyrjen e palestinezëve.
Kështu që leksionet se kujt i takon Jeruzalemi e kujt nuk i takon, se ku duhet të qendrojë ambasada e Kosovës apo nëse duhet ta njohë se nuk po njihet Palestina, kanë zero rëndësi për mua e duhet të kenë zero rëndësi për Kosovën.
Kjo republikë e re në Europë është toka më e përvuajtur e kontinentit e që ende i qendron mbi kokë premtimi gjakatar i Serbisë fqinje se nëse një ditë rrethanat ndërkombëtare ndryshojnë do të rikthehet që të mbarojë punën që ia ndërprenë me forcë në 1999. Detyra numër një e udhëheqësve të Kosovës duhet të jetë mbijetesa e popullit të saj.
Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.
Dite historike per marredheniet shqiptaro-izraelite!
Te lumte pena Ruben ???!
kot per sport po ky shqipfolesi me kete emrin ekzotik Ruben cfare feje ka? dmth plaka e plakere cfare feje kishte?
Tek pergjigja e kesaj pietje fshihet edhe dashurija e madhe e Rubinit per Izraelin.
Nuk paskan ikur te gjithe jahudite te token e premtuar ne 1990 paska mbetur edhe ndonje ne shqiperi.
Si puna jote o jevgo edhe soji jote na ka mbetur ketyre aneve….dhe nuk eshte shporrurr ne ate …hale…nga dhe kane ardhur…
Shkrim qe nuk qe nuk pershtatet me aktualitetin e sotem persa u perket krimeve serbe. Per shkak sepse shqiptaret i falen serbet per krimet e tyre.Packa se serbet nuk falin por po i cojne shqiptaret ne Hage sipas qejfit te tyre nje e nga nje.. Nuk e kuptoj mentalitetin e disa gazetareve qe bejne shkrime here pas here. Deri sa i kemi falur serbet nuk ke pse ja permend krimet. Nese dje i ke dhene nje cope buke cifutit nuk ke pse ja permend sot . Kesaj i thone o pirdh e ma ose mut mos ha.
RROFTE IZRAELI!
RROFTE SHQIPTARIA!
Israeli perpara duhet te njohe pavarsine e Kosoves pastaj marredheniet e mira! Qeveria e Kosoves duhet te veje kusht se kush do marredhenie dipllomatike se pari duhet te njohe pavarsine sepse shume shtete perfitojne me njohjen e pavarsise duke kerkuar dicka ne kembim per hic gje.
Pse nuk perdoret togefjalishi bosniaket myslimane, bosniaket ortodokse dhe bosniaket katolike per grupet etnike te Bosnjes !
Ka nje konotacion negativ dhe e perdorin europianet e krishtere per “myslimanet” e Bosnies.
Turqija dhe vendet Arabe per her Kan qen Mike me Serbine . Ne Serbi kane investime me miljarda dhe I kane dhen arume pa funde ne shqipri veq ndertone xhami prapambetje dhe Ben propaganden dhe thone se ju kemi vllezer kaqe ben
Ke lene pa permendur vetem buken qe na ka hequr Enveri nga goja per te ushqyer e shkolluar OÇP dhe Arafatin …shume boje ke harxhuar per ca jevgjite te ndyre vella…ata thjesht kane treguar veten
Pasionant, por i drejte kendveshtrimi yt, Ruben. Asnje medyshje per seline e ambasades- atje ku miqte tane e deshirojne. Urime Kosoves… ditet e mira pas ketaj vijne…
E paska qare autori. Ne do te kemi prosperitet si komb kur t’i tregojme botes se ne ADN-ne tone nuk kemi lidhje me muslimanizmin!
Feja nuk ka,te bej me rracen o mendjelli..
Labi, feja ka te beje me gjithçka.
I ke pare shqiptaret kur mbesin pa buke qe vrapojne neper Europe me mbush barkun, dhe nga ana tjeter i bejne temena Erdoganit ?
Kjo nuk ndodh per shkak te rraces por per shkak te fese.
Ah me te lumte! Bravo Ruben.
Shum bukur, shkrim i persosur. Shpresoj ta lexojne edhe ata shqiptare (ne Kosove, Maqedoni e Shqiperi) . Jam dakorf edhe me komentin e Zenit, i cili na kujtoi kohen kur regjimi Hoxha shpenzonte per ndihma e kurse ushtarake per OÇP.
Shkrim i persosur
Nuk e lexova artkkullin,u mjsftova vetem nga titulli per te dhene mendimin tim per kere teme.Edhe une jam 100 per 100 dakord qe Kosova nuk i ka dhe nuk i ka per te pasur asnje borxh Palestinezeve.Vetem do te deshiroja qe mbas hapjes se perfaqesise dipllomatike te Kosoves ne Jerusalem,te shtohen marrdheniet dypalleshe,dhe mundesisht qe tani,duhet tu shpjegohet Israelianeve,qe Kosova nuk eshte shtet islamik me qe shpesh neoer mediat e tyre emerihet gabimisht si i tille,por shtet laik,ku shumica e qytetareve te saj jane me besim mysliman,dhe e deshmon edhe kushtetuta,qe ne Kosove,liigjet e saj,mbrojne te gjithe qytetaret e saj pa dallim feje e etnie.
Qarte,paster, shqiptarisht.
Kombi shqiptar do pastrohet nga njollat otomane
Autorit i them te lumte. Edhe une e them sa here qe me jepet rasti pikerishte kete se Kosova nuk ka asnje obligim ndaj palestinezeve. Bile e them edhe qe Kosova e ketu ndoshta edhe Shqiperija duhet t’iu bejme te qarte Palestinezeve se nuk ka bashkepunim dhe marredhenie ne asnje fushe pa kerkim falje viktimave te agresionit te fashizmit serb, pa denuar krimet dhe politiken kriminale serbe, dhe pa i kerkuar falje popullit te Kosoves per veprimeve kundershtuese me arsyet me absurde te mundshme dhe absolutishte te pamoralshme dhe krejtesishte te panevojshme, i del kunder clirimit te saj dhe si nje popullate autoktone qe ka vuajtur sundimin pushtues te apartejdin serb, dhe si nje entitet konstituiv federativ ne ish RFSJ, i barabarte me te tjeret te cilit i eshte hequr ky status me mjete te dhunshem dhe jo kushtetuese, i mohohet e drejta e saj per vetevendosje dhe vetqeverisje.
Bravo Ruben Haxhiu!
Nje analize e konkluzione briliante!
Te lumte dora dhe mendja e ndritur!
Jam plotesisht me gjykimin dhe analizen tende!
Bravo autorit. Ka thene te verteten. Une do shtoja edhe se palestinezet dhe serbet kane te perbashket vjedhjen e territoreve dhe historise, prandaj edhe behen bashke, i bashkon motivi dhe malli i vjedhur.
shkrim shume i bukur. i lumte autorit. analize llogjike dhe e kthellet. urime
Sa i takon votimit grek pro akcioneve të NATO dhe shumë vendeve tjera anëtare ishte këmbngulja e USA që të hynte qoftë edhe vetë në Kosovë ngjashëm si në Avganistan ku pati detyru BRSS të largohet nga AVG. Dhe këto vende indirekt e kanë lehtësu humbjen serbe se po të mundej Serbia nga Amerika dhe shqiptarët sot do të ishte harrua ky muhabet si ai kroat
Sa i takon votimit grek pro akcioneve të NATO dhe shumë vendeve tjera anëtare ishte këmbngulja e USA që të hynte qoftë edhe vetë në Kosovë ngjashëm si në Avganistan ku pati detyru BRSS të largohet nga AVG. Dhe këto vende indirekt e kanë lehtësu humbjen serbe se po të mundej Serbia nga Amerika dhe shqiptarët sot do të ishte harrua ky muhabet si ai kroat që as që e përmend serbi ma
Te lumte Z. Avxhia, shume drejt! Udheheqjen e Palestines ja leme Serbise dhe Gerqise per miqesi me ta!
dmth po barazohet palestina me serbin?
apo izraeli = serbi
palestina = kosova
Jo po barazohet pidhi arabes qe ke ne shtepi me rrockadanin shqiptar. Shko te qifshin qente e arabise e keput qafen andej nga doli gopi sateme per here te pare ne shkretetirat arabe se na keni care trapin qe 400 vjet o shurrdhjesa jeniceresh qe tu hap barku ty per evgjitrit e palestines, rrobqir vakefi.
Nuk eshte i drejte ky kendveshtrim qe ke nxjerre, pasi nuk bazohet ne LOGJIKE te ftohte sepse ajo qe QENDRON ne kete rast QENDRON foet dhe per mendimin tend Serbia NUK barazohet me Palestinen por kjo NUK do te thote qe ke te drejte ne kete rast, sepse FAKTET jane TE QARTA qe Palestina ka qene kunder Kosoves (dhe eshte) duke e vetebarazuar veten me SERBINE. Kendveshtrimi juaj del “NUL” sepse Palestina e ka barazuar veten me Serbine (dhe nuk e ka barazuar autori, por mbase juve djeg diku, dhe se ku ju djeg, ju e dini me mire. Dite te mbare sot
Artikull i shkelqyer
Uroj vendosjen e mardhenjëve diplimatike mes shtetit të Shqiptarve të Kosovës dhe shtetit demokratik të Izraelit. Nuk dua të bëj gjykatësin e pazareve për të ditur kush është kush, dhe çfarë borxhi i ka kush e kujt. Nuk jam as kurvë, as cinik dhe as servil, për ti ferkuar krahun më të fortit. Problemin dhe problemet e popullit të shumë vuajtur Palestinez e dinë, e shofin dhe e perjetojnë çdo ditë shtetet arabe që ekzistojnë rreth e rrotull Palestinës arabe… !? Nuk mundem që ti humbi apo ti fshijë, disa therje shpirtërore, apo injorime që i janë bërë popullit dhe atdheut tim Shqiperisë së madhe, në disa momente vitale për ekzistencën e sajë, nga disa popuj apo vende të evropes apo të botës…, ku disa shembuj të ketyre poshtersive janë siper-cituar shkurt e saktë nga shkruajtësi i ketij artikulli, dhe populli Shqiptar nuk i ka harruar, por si inatxhorë që është, i ka arshivuar në një qoshe të momories nacionale. Nuk jam ni optimist ni fatalist, por jeten dhe ekzistencen e popullit Palestinez duhet ta rregullojë së pari bisedimet mes tyre ( palestinë – Izrael ) dhe së dyti marrveshja e fuqive të mëdha dhe OKB-ja per situaten në këtë regjion. Sot në shekullin e 21-të, në botë, dhe në Shqiperinë e madhe ( kur flas për shqiperinë e madhe, flas edhe për Kosoven ) ka akoma raste ku njerëz vriten për ide, dmth për thashetheme. Për një thashetheme kurvash, në vendin që quhet edhe sot Izrael, para 2000 vitesh, gjoja dikush nga lagjia e Çifutëve, e akuzoj dhe e spihunoj tek romakët një tjeter djalë çifut, për komplot kunder Romës, dhe kjo u bë shkaku i dy tragjedive, ku njëra ishte kryqëzimi Jezus-Krishtit, dhe tjetra ishte një tragjedi edhe më e madhe, dëbimi nga toka e tyre mij-vjeçare dhe fillimi i eksodit, dhe marrja e rrugave të botës për gjatë 2000 vjetve për popullin e pa-fajshem Izraelit. Çfarë të keqe, tani apo gjatë shekujve ju kemi bërë ne Shqiptarët popullit palestinez që të mos njofin apo perkrahin të drejtat e popullit Shqiptar të Kosoves ? Çfarë të keqe na kanë bërë ne Shqiptarve në shekuj apo tani, Izraeli që ne mos të kemi lidhje e shumë lidhje me popullin dhe shtetin e Izraelit ? Popullin Shqiptar me popullin e Izraelit i lidhë ajo gjë që në gjithë botë ka një emër, një pamje të zezë dhe vrasëse, që është vuajtja dhe okupimi nga të huajt. RROFTË MIQESIA SHQIPTARO – IZRAELITE. RROFTË PAQJA.
Shkrim is sakte dhe dhe komente te merituar per cdo aspekt! Bravo!
z.Ruben:Shkrimi juaj eshte me te Vertet BIndes,por Une nje “Popull” do te thoja:Se Diplomacia e Dobet e Shqiperise ne KOrdinim me ate te Kosoves e lane pa Hyre ne UNESCO-Kosoven….Pse duket se Nenvlersuan Voten e Palestines…
POlitika Palestineze,ne vetevete nuk ka asgje te keqe kunder Kosoves…por ajo niset nga Kendeveshtrimi i saj qe “Nuk njehe Izraelin” si Shtet,dhe per Analogji Politika dhe Diplomacia Serbe kane nje Avantazh shume me te madhe se jona ne raport me Palestinezet….si te tille Palestinezet e Quajne Kosoven”Pjese te Serbise”…lol
Mire bere qe e more mundimin. Duhet shtuar se c’ka bere Shqiperia e periudhes para 1990 per Palestinen.
Nuk e meritojne aspak qe t’i permendesh. Madje as marredhenie diplomatike nuk ia vlen me lidh ne te ardhmen.
Ta gezoni Ambasaden ne Jeruzalem. Ne fund te muhabetit kjo eshte bote interesash dhe me mire te kesh nje mik te pasur dhe te mencur si Izraeli sesa pabuksa te pabese qe nuk i duan as vetë arabet si Palestina.
Bravo autori.!!
Shqiptaret si Identitet jane prodhim i Tur-qise(Identity produces Turkye dhe me lejen e saj si Pashallek i “pamvarur” prej saj.
Kete e thote historia dhe documentet Autentike Osmane dhe Shqiptare qe deri sa u hap Skolio e pare Shqipe kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe Qindra Kisha Greke Orthodhokse jo Autoqefale dhe po kaq Turke.
“Shqiotaret” per 500 vjet ishin per pushime ne Planetin Mars.
Te jesh nje State i krijuar nga Tur-qija dhe bij te 39 Vezireve,Dhjetra Pashallareve,Mijera Bejlereve Agallareve,Dervisheve,Hoxhallareve dhe te vetequhesh Skiptare,kjo eshte nje cmenduri qe edhe nje Ufo nuk do ta besonte.
Pa Turkye nuk ka Arnauti o te mjere dhe fukarenjve nga trute.As Qemale,Naime,Shemshedine Abdullahe,Hamza Mahmut,Shehi,Enver Hoxhe o Idiote.
Nuk ka as edhe nje Emer Ilyre tek shumica katolike apo Myslimane,as edhe nje.
Perandorit Ilyre Megas Kostantinos,Eleni nena e Tij,Emrat e Epiroteve as qe behet fjale ne Kosoven Turke apo edhe ne shumicen e popullsise Skiptare. Ata qe mbajten Emrat e Epiroteve dhe Ilyreve jane te quajturit “300 Evroshat” nga turkoallvanosat e ndyre.
Ju qe hiqeni si “Komb i lashte” pse e quani Stamboll dhe jo Kostantinopolis sic quhej para Tur-qise dhe nga vete Kastriotis?
Ishte apo nuk ishte Ilyre Perandori Romake Megas Kostantinos?
Cfare Idiotesh!
Bota ju perdore per interesat e tyre,por kush te kuptoje.
Vete ju si shumice turke ne Identitet i kini ndryshuar Toponimet Greke te Bizantit ne Vorio Epir.
Nuk kini as edhe nje gjurme qe ti shpetoni Identitetit Greke,as edhe Nje me be.
Shkrim me argumenta brilante. Çuditerisht, asnje koment nuk eshte negativ.
Bravo autorit.
Bravo të qoftë.
dy fjale per gjergjin dhe zenin:
Eshte hera e pare qe e pelqej 100% Ruben Avxhiun per menyren e argumentimit..
.
Per saktesim:
Enveri me gjithe mend i perkrahu ne vitet 60′ por me vone pasi e kuptoi qe ata e kishin me hile sidomos ne favor te serbit dhe rusit
i kapi per bythe dhe per 24 ore i perzuri si qener…
Le ti japim cezarit ate qe i takon…
Te lumte. Nje analize prej atdhetar, sa kompetent, pasionantdhe dhe binders. Cfare duhet te mesojne disa vende te Be nga ky shembull I Izraelit. Asgje me shume se te njohin realitetet historike e tu largohen paragjykimeve e paralelizmave boshe.
Yll bote je! Shume bukur!
Shum bukur e ke thene, asnji borxh nuk u kemi biles arabet na urejn per faktin se kur kemi pas mundesi Izraelitet i kemi mbrojt nga makineria vrasese Gjermane..
Te lumt per ketë shkrim Te qart
Po te pellcet melcia “Erdogan”,, Barka….. Vazhdo ha mut po asnje sta var me