Rama: Nuk kemi paragjykime për vaksinat ruse dhe kineze, por po ndjekim linjën e BE

1 Shkurt 2021, 20:21Sociale TEMA

Kryeministri Rama, gjatë konferencën për shtyp në Rinas, foli dhe për çështjen e vaksinave ruse dhe kineze.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë paragjykim për vaksinat e këtyre dy vendeve, por se për momentin qeveria ka zgjedhur të ndjekë linjën e BE për këtë çështje.

Sipas Ramës, nëse BE do të ndryshojë qasje për vaksinat lindore, atëherë dhe Shqipëria do të rishikojë pozicionin e saj.

“Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë.

Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen. Përsa kohë BE është e mbyllur ndaj këtyre vaksinave, ne jemi në krah të tyre”, u shpreh Rama.

7 komente në “Rama: Nuk kemi paragjykime për vaksinat ruse dhe kineze, por po ndjekim linjën e BE”

  1. Shqiperia e bukur says:

    Ouuuuu po ti bere dhe ironikun me Ambasaden Ruse? Cna ka gjet me ty….piji lengun tani…

  2. Kim été says:

    BE është padrejtësisht agresive.

  3. argita says:

    Nje here kundra politikes europiane, me pas kundra propozimit rus per vaksinat, tani kthen komplet ne te kundert !! Ke duhet te besojme, Ramen para dy javesh, apo Ramen sot!!! Nje qe genjen nje here, se ka problem ta perserise se e ka metode.

  4. Genci says:

    Po pse Erdogan budalla te duket ty qe po merr 50 milion doza te vaksines kineze? Nuk ju vjen turp kur deklaroni se ju erdhen 1700 doza, qe sherbejne per te vaksinuar 800 vete nderkohe kur rastet aktive i keni me dhjetera mijra dhe ne rritje te lire. I shikoni shifrat e viktimave per numer popullsie apo ju a ka zene syte maska me lule.!

  5. antipatrea says:

    Dhe bën shumë mirë Rama . Thjeshtë jeta e njeriut në perëndim kushton më shumë se në lindje …

  6. i lir says:

    i pa turp. para pak ditesh tallej, “kujtonte se ishin MEME “, tani flet ndryshe.
    kujton se u harruan talljet me ruset

  7. Juliani says:

    O zoti Kryeminister , dhe ruset kane shkence , kane njohuri , kane mjekesi ,kane zhvillim ,dhe ata popull jane bile 150 milione , ata si ja bejne ?? EU i shpeton i ushqen dhe i mbron dhe ivaksinon ???
    Duhet rikonceptuar vkeresimin mbi Rusine , po prite te te vaksinoje Eurpoa e ke gabim , ik e lutu kompanive medicinare dhe lidh kontrata direkt me ta , dhe mos prit nga europianet , ata do vaksinojne veten e tyre , do hane nje here mire ,dhe pastaj do mendojne per ty , po menduan …..
    Me cfare u rite ti dhe une ?? Me cprodhime ? Europiane ?? Me cfare u vaksinove ?? Me vaksinat e KNER -t nuk po jetojme ??
    Po ke arsye tjeter , dakort , po kjo qe thua nuk eshte arsye , dhe mos e haro kure pergjithesimi dhe paragjykimi jane karakteristikat e injorantit ……ti sje i tille , ti je shpresa e fundit e shqiptareve dhe Shqiperise , mos prit nga europianet , po meri dhe ato ruse dhe kineze……….tregoua pa mburje dhe mllef europianeve qe ju sna llogarisni , ne do interesohemi dhe gjetke …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje