PS zgjedh kandidate për deputete vajzën e ish-prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës

2 Shkurt 2021, 15:30Politika TEMA

Vajza e ish prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit.

Për të çuar përpara kontributin e të atit në shërbim të vendit, Albana Hana u bë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam”.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla prezantoi Albanën në fshatin e saj në Rrajcë

Albana Hana ka studiuar Shkenca Sociale dhe Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe mban gradën Master në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe Bolonjës.

“Është nder për Partinë Socialiste që përfaqësuesin e vet për këtë zonë ta ketë Albanën. Është vajza e mikut të të gjithë Rrajcës, Xhevat Hanës.Për ata që nuk e dinë, Rrajca ka prodhuar burra e gra të shkëlqyera.

Rrajca njihet për njerëz me reputacion të shkëlqyer dhe Xhevati ishte një nga ata njerëz që luftoi për drejtësinë e vërtetë në Shqipëri.

Albana do të jetë pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Ka ardhur në bazë të një procesi që ne kemi nisur duke hapur dyert e PS, jo vetëm për njerëz që militojnë Brenda partisë, por edhe për njerëz me kontribute jashtë.

Në kuadër të procesit “Deputeti që duam” u krijua një derë për të dhënë kontribute, djem e vajza, burra e gra në fusha të caktuara, qofshin mjekë, mësues, sipërmarrës apo fermerë e jurist të shkëlqyer si Albana.Albana ka punuar në Ministrinë e Integrimit Europian deri kur Saliu e hoqi nga puna si vajza e Xhevat Hanës.”-tha Balla.

Ish prokurori i ndjere Xhevat Hana ishte i vetmi qe arriti te dergoje para gjyqit dhe te kerkoje burg per 4 oficeret e SHISH, te akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e veprimtarit shqiptaro-maqedonas ne Kune Vain Lezhe!

 

15 komente në “PS zgjedh kandidate për deputete vajzën e ish-prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës”

  1. Suksese Albana Hanas .
    Njerezit e mire ne Politike per nji Shqiperi me te mire
    me qytetare e me njerezore …

  2. Lanabregesi says:

    Shpresojme dhe besojme se do vazhdoj rrugen e babait, burrit dinjitoz qe u perplase me banditet e Saliut,vrasesit te Remzi Hoxhes.

  3. Nik says:

    Shkruani dhe thoni Shqiptarit Remzi Hoxha, ndjese paste, jo Shqiptaro -Maqedonasi!
    Nuk mbarojne internacionalistet qe prodhoi sistemi enverian!

    1. Samiu says:

      Ai eshte shqiptar me shtetesi maqedonase dhe behet per ta dalluar nga shqiptari qe ka vetem shtetesine shqiptare … Ashtu sic ka shqiptare me shtetesi amerikane dhe u referohen si shqiptaro amerikan.. shqiptaro hollandez… per ti dalluar ata qe mund te jene ne Amerike e Hollande por qe nuk kane shtetsine e vendit ku jetojne e punojne..

  4. Baca-Bajram says:

    Urime Albana dhe me kembe te mbar. Per njerez te till ka nevoje ky vend, te edukuar, profesionist dhe dinjitoz.

  5. Hydriu says:

    Urime Albanës!

  6. Albert says:

    Deshiroj qe te zgjidhet deputete vajza e Xhevat Hanes, te cilin e kam njohur heret si nje nder te paktet juriste te drejte e te ndershem, gjithnje nese ajo do te dije te ece ne gjurmet e babait te saj te ndjere.

  7. Një nënë Shqiptare says:

    Si motër Albana Hana, po ju shkruaj nga USA, dhe ndjehem shumë e gëzuar që mësova se ju vajza e një prokurori hero Shqiptarë, po ja kerkon besimin popullit të vet, me paraqitjen e kandidatures për deputete. Duke shikuar varrin e thellë dhe të zi, ku Sali Berisha ka hedhur Shqiperinë dhe popullin Shqiptarë që 30 vjet me cubat e tij, ju si-motra Albana Hana ju pret një punë Titaneske, ty dhe ata që janë si ju, për të ndihmuar popullin Shqiptar që të nxjerrë kokën në driten e vertetë të diellit të ndershem…, të drejtë…, e vertetë Demokratik. Ne misjonin e ri që të pret, pasi të marrësh besimin e popullit, si mbartëse e ndjenjave dhe e shpresave tyre, mendohu dhe kujtohu çdo ditë, që ka shumë e shumë familje e femijë jetima nga gjithë Shqiperia, të goditur nga fatkeqsi…. të pa pritura, të cilët ndoshta në mënyrë naive apo ideale, varin pak shpresë mbi supet tua, duke parë kush ishte babai juaj, prokurori i ndershëm, i drejtë dhe trim Xhevat Hana, e ju vajza e tij. Mos u friksoni kurrë nga hijenat që kafshojnë pas shpinde, gjë e cila nuk duhet të bëjë që të jeni e pa-kujdesëshme, sepse i ligu, qelbësira, krimineli, trafikanti i drogës dhe i njerëzve, tradhëtari Sali Berisha nuk ka patur dhe nuk ka asnjë gram nderi në DNA-në e gjakut tijë. Besoj në zot, dhe jam e bindur në shpirtë, që babai juaj, prokurori trim Xhevat Hana, së bashku me prokurorët heronj Siçilianë, Xhovani Falkone e Paolo Borsellino i kanë arrestuar dhe i kanë vënë para drejtesisë së Zotit të gjithë kriminelat dhe shokët e tradhëtarit kriminel Sali Berisha, që i kanë shpetuar drejtesisë mbi tokë. ZOTI DHE SHPIRTI I DREJTË I BABAIT TUAJ JU NDIHMOFTË JU DHE FAMILJEN TËNDE.

  8. Shenjestra says:

    Bravo! Suksese Albanes,vajzes se Xhevat Hanes.

  9. rudina says:

    ishalla spo del si Rudina hajdari edhe kjo se keshtu eshte kur futen per te bere qoka!

  10. Shpati says:

    i urojme suksese e mandat te sigurte ne zonen e Prrenjasit se aty eshte dhe Domosdova ku i madhi Skenderbej beri histori.

  11. p.m.p. says:

    Zgjedhje e perkryer e PS-se, per krahinen nga ishte i afti profesionalisht, i ndergjegjshmi, i ndershmi XHEVAT HANA, shokut tim te nderuar. Vazhdo me ndershmerine dhe profesinalizmin e babit tend Albana.

  12. marjani says:

    Nje shprese me shume per te zhgenjyerit ,nje siguri dhe besim per te ardhmen

  13. mut muti says:

    kjo e merr vleren nga baba ashtu si zeni?

  14. Trotski says:

    E Kam njohur Albanen.Vajze me Dinjitet.Pinjolle e nje familje te Nderuar e patriotike.Mbaresi per Albanen dhe per PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje