Rrëfehet ylli i të majtëve në SHBA: Jam përdhunuar e re, republikanët konservatorë janë “djaj”

2 Shkurt 2021, 13:05Lifestyle TEMA
Rrëfehet ylli i të majtëve në SHBA: Jam përdhunuar e

Politikania demokrate e SHBA-së, e konsideruar si ylli i të majtëve, Alexandria Ocasio-Cortez, deklaroi të hënën se ajo është një e mbijetuar e sulmit seksual. Kongresmenia zbuloi traumën e saj, ndërsa akuzoi republikanët që shfajësohen për trazirat e Kapitolit muajin e kaluar për përdorimin e “taktikave të abuzuesve”.

“Unë jam një e mbijetuar e sulmit seksual, dhe nuk ua kam thënë shumë njerëzve këtë në jetën time”, tha ajo, mes lotëve.

Ajo është një nga demokratët e profilit më të lartë në Kongres. Zonja Ocasio-Cortez, një socialiste demokratike, e cila përfaqëson rrethin e 14-të në Nju-Jork, është gjithashtu shpesh një shënjestër e konservatorëve.

Në Instagram, të hënën në mbrëmje, 31-vjeçarja zbuloi pak për kalvarin e saj të sulmit seksual.

Ajo shpërtheu ndaj republikanëve konservatorë si senatori i Teksasit Ted Cruz për mohimin e asaj që ajo e përshkroi si përgjegjësinë e tyre për sulmet e Kapitolit, që lanë pesë njerëz të vdekur.

Pasi Cruz javën e kaluar u pajtua me zonjën Ocasio-Cortez për një çështje politike, ajo tha: “Ju gati më vratë tri javë më parë kështu që mund të rrini jashtë”.

Ajo kritikoi Chip Roy, një kongresmen në Teksas, për kërkesën që ajo t’i kërkonte falje z. Cruz.

“Këto janë taktikat e abuzuesve, ose më saktë, këto janë taktikat që përdorin abuzuesit”, tha ajo gjatë transmetimit për 150 000 apo më shumë shikues.

Gjatë një transmetimi, më shumë se një orë në Instagram Live, Ocasio-Cortez ndau detaje shqetësuese në lidhje me përvojën e saj, më 6 janar.

Një nga aspektet më shqetësuese të historisë ishte ritregimi i saj kur një burrë hyri në zyrën e saj pa paralajmërim dhe bërtiti, “Ku është ajo?” Ocasio-Cortez tha se ajo mendonte se njeriu ishte një kryengritës, por ai ishte një oficer i Policisë së Kapitolit. “Mendova se do të vdisja”, tha Ocasio-Cortez.

” Unë nuk mund të lejoj që kjo të ndodhë përsëri. Unë nuk do ta lë të më ndodhë përsëri. Unë nuk do të lë të ndodhë me njerëzit e tjerë që janë viktimizuar nga kjo situatë përsëri.

Dhe unë nuk do ta lejoj të ndodhë kjo me vendin tonë. Ne nuk do ta lejojmë të ndodhë”, theksoi ajo.

10 komente në “Rrëfehet ylli i të majtëve në SHBA: Jam përdhunuar e re, republikanët konservatorë janë “djaj””

  1. aaaaaaaaaa says:

    Moj kasolle çfar na mblodhe??????????? Vaj me det.

  2. EdRama says:

    car shkruani mor koqe gazetare… Kete e quajne Gogoli i Amerikes. Republikanet slane ekran televizioni pa e nxjerre kete si gogol, duke u thene njerzve na votoni ne ose me gogole si kjo do vijne ne krye te shtetit. Mos hani mut kur sdini gje,

  3. fukaraji20 says:

    Nqs kjo perdor kete fjalor kundra republikaneve, eshte mire te shkoje e te komunikoje atje ku ka puniar si bufetjere..
    Niveli i saj i fjalimeve eshte si e atyre te shkolles mesme..!!
    Keshtu do te japi shembullin ne debatet demokratike te civilizuara…???!!!

  4. Dyli says:

    Ekzakt keta jane yjet e te majteve te sotem, kjo eshte nga Puerto Rico pas vetem dy vjetesh pune si bariste direct ne kongres. Tani u jep mend te gjitheve.

    Mos harroni yllin tjeter Ilhan Omar nga Somalia, refugjate lufte, qe u martua me vellain e vet u martua per ti bere letrat per Amerike, dhe u zgjodh ne kongres – per njohje meritash…….

    Sipas logjikes se majte (neo marksiste) kata jane te shtypurit qe kane ardhur ne amerike per te luftuar shtypjen. Ideja e pare qe kane te dyja – nxirr opoziten jashte ligjit se JANE DJAJ.

  5. Loni pe Kolkondasi says:

    Kjo e ka pase vleresuar politiken si nje loje zbavitese. Tere diten ka dashur dhe do qe te jete e shfaqur ne ndonje ekran. Mendimet e saj jane ultra te majta. Kurre, ose me sakte, gati kurre nuk e shikon ne CNN, por vetem ne FOX NEWS, ata e promovojne si nje rrezik per ameriken me mendjen qe ka. Dhe i ka bere nje dem te madh Partise Demokratike. Ne fushaten brenda partise, ishte nje mbeshtetse e madhe e senatorit Berinie Sanders dhe shfaqte hapur nje perbuzje per Joe Bajden. Pas asaj qe ndodhi ne Capitol Hill, kjo tani po shfaqet si nje e persekutuar, qe donin ta vrisnin, etj. Kur republikanet asaj duan ti ngrene monument, thjesht per te treguar se kush e perfaqeson te majten. Nje aventuriere fjaleshume, e cila do nje sistem ne amerike, si ai ne Kube. Ocasio Cortez dhe Cuba jane dy monumentet qe repulikanet amerikane kujdesen seriozisht per mirmbajtjen e tyre, si fytyra reale te se majtes se vertete . Eshte njelloj si Edi Rama, qe perdor si gogol Berishen per te trembur dhe mbajtur te bashkuar socialistet.

  6. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    O debila, pertej te majtes apo te djathtes, ka jete….. ndaj mos e matni boten me kutin tuaj te dhjere….. Amerikanet votuan Biden se Tramp eshte debil i rrezikshem dhe e uli si asnjehere prestigjin e USA ne bote…… Ju merruni me kamuniste apo antikamuniste ne amerike…. po mendoheni perpara se te flisni.?

    1. ??Usa says:

      O shqiptar, keta jane pyka, idiote qe nuk dine cfare shtrese te popullsise i takojne. Ti rreh uje ne havan kot o njeri. Dylber sumshqym talibani, nuk ndrron mendje. Ai dashuron Trumph sepse ai ja ka perdhunuar ato pak gram tru qe ka dhe Dylberi e mendon vehten konservator dhe fashist. Po te kish mend Dylberi, nuk do mbante ate emer. Derri nonen Dylbero. ???

  7. Vilanova says:

    AOC eshte yll fallso , taman djalli vete eshte. flet pa lidhje pa fakte. eshte nje rruspie e degjeneruar .

  8. Plaku Pa Mjeker says:

    Kjo eshte e perdhunuar dhe shkredhyer ne try jo ne gop…. Pttuuu placke e keqe…

  9. Anna says:

    Anna

    Po si nuk keni turp qe komentoni keshtu me urrejtje, me percmim, me rracizem me kur eshte puna per nje femer. Jame e sigurt se e keni nga xhelozia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje