Policia amerikane është vënë sërish nën akuzë ditët e fundit për dhunë gjatë arrestimeve, por kësaj here ngjarja konsiderohet edhe më e rëndë pasi raportohet se efektivët kanë përdorur spraj me piper ndaj një vajze të mitur 9-vjeçare.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin Rochester të Nju Jorkut, ku nga sa raportohet e mitura kishte pësuar një krizë nervore.
Efektivët e përfshirë në këtë akt u mbrojtën duke thënë se u detyruan që të reagonin në këtë mënyrë dhe për të mirën e vajzës së vogël.
Sipas tyre, ata shkuan në vendngjarje pas një telefonate për dhunë në familje dhe hasën vajzën e mitur ndërsa kërcënonte se do të vriste nën dhe veten.
Ngjarja u regjistrua në kamera dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjet, ku solli dhe reagime.
Mire ja ka bere. Adoleshentet kane marre kote. Policia eshte ne sherbim te popullit dhe perdor te gjitha format dhe menyrat per te neutralizuar krim.
Mire ke o Shqipo, se sipas mendjes tende duhet te shkojme te koha e drurit… Behet fjal per nje femi 9-vjecar mor idiot.