STUDIMI: Europa dhe Amerika po largohen nga njëra-tjetra

1 Shkurt 2021, 15:20Lifestyle TEMA

Europa dhe Amerika janë gjithnjë e më të largëta, sipas një studimi të botuar në revistën ”Nature” i koordinuar nga Universiteti Britanik i Southampton, me grupin e sizmologut Matthew Agius, i cili aktualisht punon në Itali, në Universitetin e Roma Tre.

Kjo nuk është një çështje politike ose kulturore, por gjeografike.

Të dy kontinentet po largohen nga njëri-tjetri me një shpejtësi prej 4 centimetrash në vit dhe shkaku mund të jetë një masë e lëndës që del nga korja e tokës në oqeanin Atlantik.

Midis Amerikës, Europës dhe Afrikës ekziston një varg malor nënujor që shkon nga Poli i Veriut në Antarktidë, i quajtur Kurrizi Mid-Atlantik dhe që ndan pllakën euroaziatike nga amerikane.

Tani sizmologët në Universitetin e Southampton kanë gjetur gjurmë të ngritjes së detit të thellë në materialin që shtrihet midis kores së Tokës dhe bërthamës së saj, mantelit të Tokës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje