Donte të shihte Hënën e plotë, DJ i njohur bie nga lartësia dhe vdes

31 Janar 2021, 11:41Lifestyle TEMA

Mediat britanike raportojnë se muzikanti i njohur Sophie Xeon ndërroi jetë në një aksident të tmerrshëm në Athinë, ku ai jetonte kohët e fundit.

Artisti skocez 34-vjeçar, i nominuar dhe për çmimin Grammy mbahet mend për bashkëpunimet e tij me yjet e muzikës si Madonna dhe Charlie XCX.

Kompania “Transgressive” e DJ “Sophie” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se artisti humbi jetën aksidentalisht pasi ra nga një lartësi, ku ishte ngjitur për të parë Hënën e plotë.

Muzikantë dhe admirues të tij shkruan mesazhe ngushëllimi për vdekjen e parakohshme të muzikantit, i cili në vitin 2017 doli hapur si transgjinor në videon “Okay to Cry”.

3 komente në “Donte të shihte Hënën e plotë, DJ i njohur bie nga lartësia dhe vdes”

  1. Euro says:

    HENA E PLOTE SHIKOHET EDHE NGA POSHTE. NDOSHTA KA DASHUR TA KAPI ME DORE.

  2. Alex says:

    foli shqiptari qe I di dhe kupton nga larg se cfare
    mendojne te tjeret,prandaj na mbyti zhvillimi

  3. D.Didani says:

    O EURO…o derr! Kur nuk thua dot nje fjale te mire …HESHT!…Mos perdhos vdekjen e nje njeriu te shenjte e te mire..qe nuk vret dot as nje mize dhe jeten ja ka kushtuar muzikes per te te bere qejfin ti o DERR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje