Ishte një nga zyrtarët më të lartë dhe fuqishëm kinez, Lai Xiamin, kreu i China Huarong Asset Management, një prej shoqërive që administronin asetet financiare të gjigantit aziatik.
Por sot ai do të mbahet mend si një nga shembujt më konkretë dhe të bujshëm të asaj që qeveria kineze shpall si luftë e paepur ndaj korrupsionit”, ndërkohë që të tjerë e analizojnë edhe si një luftë e brendshme në sferën më të lartë të pushtetit në vendin komunist.
Lai Xiamin u ekzekutua nga autoritet kineze, pasi Gjykata e Apelit e kishte vlerësuar si të drejtë vendimin e shkallës së parë, që kishte vendosur dënimin me vdekje. Një vendim disi i papritur, nga momenti që veçanërisht për shkak korrupsioni, pjesa më e madhe e vendimeve me vdekje në shkallë të dytë shndërrohet të paktën në burgim të përjetshëm.
Por sipas Gjykatës, sasia e parave të gjetura dhe dëshmitë për korrupsion ishin të tilla, sa vendimi dukej i justifikuar.
Autoritetet kineze deklaruan se ish-zyrtarit të lartë u ishin gjetur rreth 260 milionë dollarë, që sipas tyre ishin rezultat i ryshfeteve të shumta gjatë vetëm një dhjetëvjeçari.
Lai Xiamin kishte pranuar se vetëm 4 milionë dollarë kishin burim të paligjshëm, ndërkohë që pranoi edhe një tjetër krim të rëndë, sipas ligjit kinez. Ai kishte ndërtuar një familje paralele ndaj asaj që kishte me gruan e parë, pa dijeninë kësaj të fundit.
Ai ishte përjashtuar nga Partia Komuniste në vitin 2018, për imoralitet dhe pse kishte vënë në vështirësi financat shtetërore.
Po Like floriri ???
Me Ligjet kineze sa here do denohej me vdekje?????
Ka dy ditë që është ekzekutuar, sot u vu në dijeni shtypi ynë.
Lulezimi vodhi 230 milion [jo llafe pazari por ja nxori KLSH]dhe pretendon te behet k/minister.Ne albanistan hesapi
Paska mesuar funzionari i larte kinez shoku Lai Xiamin, nga ” kandidati” per kryeminister i Shqiperise Lyle-zi. Nga rruga e Kombit avulluan 230.000.000,00 euro. Ky Lylezimja ishte asa kohe Minister trasporti, e ju largua drejtesise me raport mjekesore!!!!!
Ky Lyleja i korruptuar do te na behet kryeminister. Te shohim se Spaku do te funksionoje.
Ju lumte shok Kinez ! Derri do plumb !
Prandaj eshte shtet i fuqishem Kina….. Ketu ne Shqiperi duhet filluar nga Like floriri e deri te i fundit. Politikanet jane bere miljardere me ” rrogen e shtetit ” por drejtesia dhe keto OFL e krijuar nuk meret me keta plera…..
Ky eshte ligj jo si zagaret kriminelet e 97 ben krime vrasje dhe as nje deri sot nuk eshte burgosur.
Sikur te ishte nje ligj i tille te ne, dhe te zbatohej si ne Kine, per shqiptaret do te ishte nje fatkeqsi e madhe, sepse shqiptaret do te mbeteshin pa politikane, pushtetare dhe shume zagare qe jane ne sherbimine tyre.
Bla -bla -bla ; populli te çohet ne protesta per dite ; me kriju nje parti me te rinje ; te paperlyme ; e te gjitha partitet ; qe kane sundu per 30 vjet populli ; ti nxjerri jashte ligjit, e ti denoje se kane vjedhe te gjthe , ne burge ; e te dorzojne pasurit ;
Bravo ju qofte Kinezeve .Jane me te ndershmit dhe me te zgjuarit ne bote .Keta do e qeverisin boten ne vazhdim.