Këngëtari më i paguar në botë? Nuk është një reper, përkundrazi

30 Janar 2021, 22:20Lifestyle TEMA

Eminem, Jay Z me bashkëshorten Beyonce, talenti Ed Sheeran. Këto janë disa nga yjet e showbizit muzikor global që kemi dëgjuar gjithmonë në majën e artistëve më të paguar në botë.

Ata me të vërtetë paguhen shumë, por viti 2020 ka qenë një vit i veçantë në çdo fushë të artit dhe të ekonomisë, dhe renditja e zakonshme ka pësuar lëvizje të pamenduara.

Aq sa, sipas një studimi të detajuar,  artisti më i paguar gjatë vitit pandemik i përket një rryme jo komerciale, siç mund të jetë hip-hopi ose muzika pop.

Bëhet fjalë për tenorin italian Andrea Bocelli, i njohur në të gjithë botën falë zërit të tij emocionues, hiteve të pavdekshme si “Con te partirò, Vivo per lei, La voce del silenzio, Canto della Terra, Time to say goodbye” dhe dhjetëra të tjera, që pas vdekjes së maestros Luciano Pavarotti e kanë shndërruar në një nga yjet kulmore të muzikës klasike italiane dhe botërore.

Sipas studimit, në vitin 2020 performancat e tenorit, por edhe kontratat publicitare, sponsorizimet si dhe investimet personale , i kanë siguruar atij një xhiro vjetore që i afrohet 82 milionë dollarëve.

Por Bocelli, i cili ka humbur pjesën më të madhe të shikimit pas një aksidenti kur ishte adoleshent, është treguar edhe një menaxher i aftë i pasurisë së tij, me investime në kompani të ndryshme, por edhe me blerjen e pronave të patundshme që ka rikonstruktuar dhe vënë në funksion, pasuria e tij neto kalon 245 milionë dollarët.

4 komente në “Këngëtari më i paguar në botë? Nuk është një reper, përkundrazi”

  1. #1 says:

    Shume pak per talentin qe ka

    1. kultura says:

      SEPSE BOTA SOT PELQEN DEBILET, RRUGACET, DROGAXHINJTE, HAJDUTET ETC
      FATKEQESI QE MODELET E RINISE SOT JANE NJEREZIT BOSH POR ME XHEPA PLOT
      FATKEQESI QE NUK KA TERHEQJE NGA MUZIKA, NGA TEXTI, NGA KENGA KENDUAR PA NXERRE JASHTE GJOKSIN TE PASMET, BANALITETIN, POR ME NJE MIKROFON NE DORE
      GJERAT KANE DEGJENERUAR , KRAHASUAR ME DIKUR DHE PER KETE ROL TE MADH KA MEDIA ME ATO MODELE QE PROMOVON. TURP

  2. ca ca says:

    Cfare kishte thene Hvorostovski i ndjere per Bocellin::” He mo se i mire eshte dhe camcakizi” . Per mendimin tim dhe te shume te tjereve,Bocelli nuk eshte nje kengetar i muzikes klasike por nje kengetar i pelqyer nga njerzit e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje