"Derisa pandemia të na ndajë", çifti celebrohet në repartin Covid pas 56 vitesh nga takimi i parë

31 Janar 2021, 14:00Lifestyle TEMA

Një çift është martuar në një repart koronavirusi pas një apeli urgjent për një zyrtar civil që do të konfirmonte lidhjen, më shumë se 46 vite pasi ata u takuan për të parën herë.

78 vjeçari Philip dhe 88 vjeçarja Patricia, u martuan në spital ku kjo e fundit po kurohej për koronavirusin.

Martesa u mundësua pasi një anëtare e stafit të spitalit bëri një apel në twitter për të gjetur një zyrtar civil.

Çifti mundi kështu të thoshte “Po”-në e shumëpritur para zyrtarit civil dhe me dëshmitarë një infermiere dhe një mjek. Në fakt, çifti e kishte planifikuar martesën pas pandemisë, por pas shumë vitesh pritje, planet e tyre ndryshuan dhe ata kërkuan ndihmën e stafit të spitalit.

Vetë këta të fundit thanë se kishin kaluar një pasdite që nuk do ta harronin kurrë. Ndoshta nuk ishte dasma e ëndrrave, por stafi bëri çfarë mundi për ta bërë ceremoninë speciale duke dekoruar madje edhe dhomën e duka marrë hua unazat.

Vërtetë shoqëruesit e nuses dhe dhëndrit munduan, por një lidhje e pritur prej kohësh mes dy njerëzve u zyrtarizua. Ndërkohë që me qindra persona kanë uruar online çiftin pasi fotot u publikuan në faqen e facebookut të shërbimit kombëtar të shëndetit në Britaninë e Madhe.

1 komente në ““Derisa pandemia të na ndajë”, çifti celebrohet në repartin Covid pas 56 vitesh nga takimi i parë”

  1. Hessen says:

    Te na trashegohet çifti dhe….shpetofshin gjalle nga virusi…
    Martohen bota, martohen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje