Gruaja tregon si u hakmorr ndaj vajzës që i mori të dashurin

1 Shkurt 2021, 20:10Lifestyle TEMA

Tradhtia është gjithmonë e dhimbshme në raportin në çift. Por një grua ka mundur që ta kapërcejë një situatë të tillë, madje ka marrë hak. Jade Purvis nga Skocia ka treguar se si u hakmorr ndaj vajzës që i mori të dashurin.

Ajo ka ndarë me 60 mijë ndjekësit e saj në TikTok se si u bashkua me të fejuarin e vajzës që i mori të dashurin.

Jade zbuloi tradhtinë e të dashurit dhe mësoi se ai ishte njohur me një grua në Facebook me të cilën kishte marrëdhënie seksuale 5-vjeçare. Këtë informacion ajo e ndau me të fejuarin e vajzës e cila i kishte marrë të dashurin.

Të dy u takuan dhe vendosën të hakmerreshin ndaj partnerëve të tyre. Por që prej asaj kohe ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin dhe sot janë të martuar.

Jade tregon se fillimisht kishte vendosur kontakt në rrjetet sociale me gruan që e tradhtonte i dashuri i saj dhe krijoi miqësi me të.

Ndërkohë që gjatë kësaj kohe, Jade bisedonte edhe me të fejuarin e gruas që i kishte marrë të dashurin, pasi të dy kishin rënë dakord të hakmerreshin.

Pas disa kohësh, Jade i tha asaj se ka fjetur me të fejuarin e saj, duke marrë hak në këtë mënyrë për tradhtinë e tyre.

Ndjekët e TikTok ishin të kënaqur nga kjo histori dhe thanë se në fund triumfoi Jade. Ajo dhe partneri i saj i ri janë prej 4 vitesh të martuar.

1 komente në “Gruaja tregon si u hakmorr ndaj vajzës që i mori të dashurin”

  1. nje familje e shendoshe po behet gjithnje me e veshtire says:

    dhe si perfundim del pyetja a jane rrjetet sociale per nje shoqeri te shendoshe te duhura them qe jo nje jo te madhe shkaterrimi dhe kurverimi tradhtia pervezlleku mashtrimi jan nje produkt qe eshte ne rritje dhe e gjith kjo ja dim per faleminderit rrjeteve sociale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje