U arrestua sapo zbriti nga avioni, kritiku i Putin dënohet me 3.5 vite burg

2 Shkurt 2021, 20:14Bota TEMA

Gjykata e Moskës ka marrë sot vendimin për të dënuar Aleksey Navalny me 3 vite e gjysmë burg. BBC bën me dije se Navalny është dënuar pasi ka shkelur një vendim të gjykatës që e kishte dënuar atë në vitin 2014 për korrupsion.

Ai ishte dënuar me kusht në 2014, por Gjykata e Moskës është shprehur se Navalny ka thyer vendimin e lirisë me kusht ndaj dhe është marrë kjo masë kundër tij. Aleksey Navalny është një nga kritikët më të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin dhe është parë si një kërcënim për pushtetin e tij.

Navalny u arrestua pak ditë më parë sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Moskës. Prej muajsh kritiku i Putin po kurohej në Gjermani pasi u tentua helmimi i tij me agjentin nervor Noviçok.

Ndërkohë në mbështetje të Navalnyt kanë nisur protesta në të gjithë Rusinë dhe kërkojnë lirimin e tij. Policia mbështetësve të tij u është përgjigjur me dhunë dhe arrestime të shumta.

1 komente në “U arrestua sapo zbriti nga avioni, kritiku i Putin dënohet me 3.5 vite burg”

  1. pjeter says:

    E denuan sepse shkeli arrestin e shtepise ,pasi u largua per te shpetuar jeten ne gjermani,.I derguar dhe i shoqeruar po nga autoritetet qe e akuzuan dhe denuan.Nuk eshte absurde?Por aman vaksinen ta ofrojne falas keta bamirsat e uraleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje