Emanuel Jackson është një 20-vjeçar nga rrethinat e Uashingtonit, i cili u filmua ndërsa përdorte një levë ndërsa shkallmonte barrierën mbrojtëse që ishte vendosur nga policia, në ditën kur mbështetësit e Trump sulmonin Kongresin më 6 janar.
Tashmë 20 vjeçari është duke pritur të dalë përpara gjykatës për të përballur me akuzat federale për sulm. Por i riu ka menduar një mbrojtje ligjore krejt ndryshe. Ai akuzon Donald Trump se ishte pikërisht ish presidenti që i ftoi të protestonin dhunshëm.
Avokati i Jackson, Brandi Harden, deklaroi në gjykatë që “natyra dhe rrethanat e kësaj vepre penale duhet të shihen përmes lenteve të një ngjarjeje të frymëzuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara”.
Disa momente përpara sulmit në Kapitol, Trump iu tha mbështetësve të tij që “të luftonin” pasi kjo që po ndodhte “nuk mund të tolerohej”, duke përsëritur sërish akuzat se vjedhjet e 3 nëntorit u vodhën.
Më pas, sulmi ndërpreu seancën, ku do të certifikohej fitorja e presidentit Joe Biden në zgjedhje.
hahahahha Ky djale arriti te afrohej e te degjonte Presidentin e Amerikes?!?!?!??!?!??!?!?
Eh mer Trump,duhet ta dije qe rruga e Saliut nuk te con kerkund,nejse fajin e ka Mzati I Kamzes qe te orientoj gabim!
Ky eshte si pushket e komunisteve ne Kishen e Shkodres.Jo kaq poshte media shqiptare.Ky eshte lajm per intelektin e Robellit qe thote Palestina po ndan Kosoven me Shqiperine.Humor i zi, pa nuanca nga ato qe pushojne njerez nga puna ne ish tempullin e lirise.