Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme mjekja e re

3 Shkurt 2021, 18:24Sociale TEMA
Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme mjekja e re

Anisa Dedja, mjeke onkologe në Durrës, është ndarë sot nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut  Durrës, nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë, betejen me te cilen nuk mundi ta fitonte!

Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj

3 komente në “Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme mjekja e re”

  1. Center says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te.

    Zoti qofte me familjen dhe miqte e saj, te vetmit te cilet e ndjejne kete dhimbje vertete.

    Nje yll i vertete.

  2. krenar says:

    ngushellime i qofte dheu i lehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. E
    Ermir

    Allahu e pranofte ne xhenet inshAllah

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje