Elon Musk “dështon” sërish: Raketa për nisjen e 100.000 njerëzve në Mars shpërthen gjatë uljes

3 Shkurt 2021, 13:38Bota TEMA

Elon Musk ka “dështuar” sërish me raketën “Starship”. Prototipi i fundit i gjeneratës së ardhshme të SpaceX ka shpërthyer gjatë përpjekjes për t’u ulur nga fluturimi provë. SN9, synonte të fluturonte deri në 10 kilometra, ose rreth 32.800 metra lartësi.

Një fluturim ky, i ngjashëm me atë SpaceX të kryer në dhjetor, kur u nis prototipi SN8 në fluturimin më të lartë dhe më të gjatë deri më tani. Njësoj sikur SN9, edhe SN8 eksplodoi pas fluturimit, gjatë procesit të uljes.

“Përsëri kishim një fluturim tjetër të shkëlqyeshëm lart, thjesht na duhet të punojmë edhe pak me uljen” u shpreh inxhinieri kryesor i SpaceX, John Insprucker.

Përpos optimizmit të shfaqur nga SpaceX për provën e fluturimit të SN9, Administrata Federale e Aviacionit tha në një deklaratë për CNBC se po ndjek një “hetim të fatkeqësisë së uljes së SN9”.

Burimi origjinal: CNBC

2 komente në “Elon Musk “dështon” sërish: Raketa për nisjen e 100.000 njerëzve në Mars shpërthen gjatë uljes”

  1. Timi says:

    « Eksplodoi » Gjuha moderne shqiptare e gazetarve !

  2. Evolution says:

    10 km janë 10,000 metra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje