100 të rinj braktisin LSI në Vlorë, anëtarësohen në PS, Gjiknuri: Zgjedhja e duhur

4 Shkurt 2021, 15:12Politika TEMA

100 të rinj dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë.

Mirëseardhjen në familjen socialiste jua shprehu kryetari i PS-së së Vlorës Anduel Tahiraj.

“Më lejoni që të ju uroj mirëseardhjen në Partinë Socialiste dhe të gjithë seëbashku në 25 Prill të mbështesim drejtuesin tonë politik Damian Gjiknuri, të mbështesim Partinë Socialiste, të mbështesim Edi Ramën dhe mbi të gjitha të mbështesim Vlorën”, u shpreh Tahiraj.

Sekretari për kordinimin elektoral Shkëlqim Selami shprehu bindjen se të gjithë anëtarët e LSI do ti bashkohen gradualisht Partisë Socialiste si e vetmja alternativë zhvillimi për vendin dhe Vlorën në veçanti.

“Vijnë këtu sepse nuk e gjejnë veten atje dhe nuk kanë se si ta gjejnë veten atje. Një parti që është kthyer në çiflig, partia në ciflig nuk është interesi jonë. Interesi jonë është partia që mendon për të gjithë, partia që mendon për anëtarin e tij por edhe për atë që e ka votuar kundër. E vetmja alternativë është alternativa me Edi Ramën”, theksoi Selami.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri vlerësoi vendimin e të rinjve për të ju bashkuar rradhëve të Partisë Socialiste të Vlorës.

“E ardhmja juaj është me zhvillimin e Vlorës dhe me partinë që i ka bërë më shumë Vlorës. Ne nuk e kemi me propagandë, ne e kemi me vepra. Vlora po ndryshon përditë. Qyteti që të ketë të ardhme do të rinj që të jenë të angazhuar në politikë, të angazhuar në jetën sociale, të angazhuar në ndryshimet që po ndodhin në Vlorë. Prandaj, pjesëmarrja juaj duhet të jetë sa më e madhe dhe duhet të sillni sa më shumë shokë e shoqe”, tha Gjiknuri.

Ai insistoi se në rradhët e Partisë Socialiste nuk ka asnjë paragjykim për ata që duan ti bashkohen dhe kontribuojnë për këtë forcë politike dhe se dyert do të jenë të hapura.

“Keni bërë zgjedhjen e duhur pasi e thashë, ne nuk e kemi me fjalë. Ka shumë njerëz që thurin poezi në emër të Vlorës, ka shumë njerëz që e përmendin Vlorën por le të tregojnë me gisht se çfarë kanë bërë në të kaluarën për Vlorën. Njerëzit dinë të krahasojnë. Nuk mundet të besohet një njeri që të shet të ardhmen pa treguar se çka bërë në të kaluarën. Nuk besoj se asnjë forcë tjetër do mund ti vërë gishtin një gjëje themelore ndryshuese që ka bërë për Vlorën përveç Partisë Socialiste”, nënvizoi Gjiknuri.

8 komente në “100 të rinj braktisin LSI në Vlorë, anëtarësohen në PS, Gjiknuri: Zgjedhja e duhur”

  1. Bregdeti says:

    Me Cim Selamin do e forconi PS-ne !!???.
    Aferim ju qofte. Jemi ne rruge te mbare….

  2. Kanani says:

    Pse ore, vetem lsi ska mejtuar per antaret e saj. PS eshte me keq. Pas zgjedhjeve as do tja dije per ta. Kjo i bashkon te dyja. Njera m…e tjetra kake.

  3. Kush ishin keta vlonjate qe ishin bere me lsi mor i qifsha motren says:

    ….nuk jana nga vlora por morat e ardhur ne vlore pas 90.

  4. Luli says:

    Si po duket dhe Monika do ta braktis LSI.

  5. Kryetari i parlamentit says:

    PO PSE TE RINJE JANE KETA CIMI ESHTE 55 E HOQEN SI DEPUTET TANI TE PS CFARE DO TA BEJNE SHOFER APO BODIGARD TE KETIJ DEPUTETI

  6. rexha 10 says:

    Kete loje Floriri ka 15 vjete qe e bene.NJe here majtas ,dhe nje here djathtas u be sheiku i Shqiperise .Ndersa per ju qenka lajme se paskan arrdhur 100 militante te lsi teke PS. Ku eshte problemi ketu????

  7. Kim été says:

    Që në 9-vjeçare e din se me cilën parti do bëhen antarë sapo te mbushin 18 vjeç.

  8. Zaho says:

    Nje gjeje themelore ndryshuese.??E

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje