PS Durrës: LSI është drejt shkrirjes, me largimin e Kokës u godit rëndë. Fitojmë thellë

4 Shkurt 2021, 12:14Politika TEMA

Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kryetar të PS-së në qarkun e Durrësit, i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ka komentuar fushatën që do të zhvillohet në qytetin bregdetar, ku pritet të garojë dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas Kërtushës LSI në qarkun e Durrësit është në nivelet e saj më të ulëta që prej daljes më vete si parti politike, ndërsa parashikoi që socialistët të marrin një mandat të tretë qeverisës në Prill.

“Fjalia e Ramës se i kishte një borxh Durrësit, lë shumë vend për diskutim.

Të gjitha partitë e shohin Durrësin si një lumë votash, borxhi që thotë Rama nuk është dhe aq sporadik.

Afrimi i zotit Koka tregon se situata në këtë qark lë për të dëshiruar, tregon që partia po i shtrin dorën gjithkujt për të forcuar pozitat.

LSI është drejt shkrirjes në Durrës ka struktura pothuajse inekzistente në qytetin e Durrësit, pasi me largimin e Kokës, gjendja është jashtëzakonisht shumë e keqe.

Vetëm nga Bashkitë PS do të marrë mandate deputetësh, halli më i madh i PD-së është se kush do të jetë pasuesi i Lulzim Bashës pasi fati i zgjedhjeve është vendosur.

LSI sot që flasim nuk ka struktura, pasi e kanë fokusuar drejtimin te një person i vetëm, LSI është duke vuajtur këtë e parë”, tha Kërtusha.

1 komente në “PS Durrës: LSI është drejt shkrirjes, me largimin e Kokës u godit rëndë. Fitojmë thellë”

  1. Poshte diktatura says:

    O gazetar nuk e percakton L. Koka kush do ti fitoj zgjedhjet. Me thoni çfare intelektuali perben Ky njeri. L. Koka qendroi te PS per te mbrojtur pronat e tij, te vendosura me vjedhje dhe te mbrojtura nga avujt e rakise. Iku koha qe shqiptaret bliheshin apo votonin sipas te fortit. Sot konkurohet me programe dhe ide. Eshte kohe per ndryshim dhe shpetim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje